• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manjani: Mafia politike dhe mediatike po krijon viktimizimin e DIA-s

by
02/10/2015 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI, Ylli Manjani përmes një deklarate akuzoi se po synohet viktimizimi i kompanisë DIA, ndërsa po tentohet që të denigrohet figura e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

E gjitha kjo sipas Manjanit po bëhet me qëllim ndarjen e 130 milionë Eurove si plaçkë lufte duke rrezikuar seriozisht interesin e shqiptarëve.

Për këtë arsye, Manjani i kërkon prokurorisë shqiptare që të nisë hetimet dhe të mos presë hetimin ndërkombëtar, që sipas tij do të bëhet.

Deklarata e Manjanit

Jemi në këtë komunikim për të shprehur një shqetësim shumë të thellë, njëkohësisht një paralajmërim se çështja e ashtuquajtur “CEZ” mund t’i kushtojë realisht shtrenjtë shtetit shqiptar. Mund t’i kushtojë shtrenjtë interesit publik, sepse politizimi i tejskajshëm në mënyrë mafioze nga grupe politike, tregtare, dhe jo vetëm, por edhe mediatike, ka një synim të vetëm. Një synim që kërkon të viktimizojë me çdo kusht DIA-n përpara Arbitrazhit kundër shtetit. Precedentë që njihen këto, kur palët kundër shtetit pranojnë ose paraqesin teorinë e viktimizimit, zakonisht shtetet ndëshkohen. Ky është një shqetësim real për shkak të faktit se grupi politik, mediatik, tregtar sigurisht i nisur nga DIA vetë, por që të gjithë personat pjesëmarrës, dikush në rolin e ujkut, dikush në rolin e çakallit, apo dikush tjetër në rolin e hienës, që nuhasin erën e gjahut, janë afruar, janë bashkuar njëri me tjetrin për të krijuar idenë se DIA po kërcënohet dhe po viktimizohet nga shteti, teori kjo që mund të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar. Si ndodh kjo, në çfarë teknologjie? Fare e thjeshtë: duke krijuar gjullurdi politike, mediatike në mënyrë mafioze, financiare, sepse është financuar gjithashtu, për të krijuar idenë se i gjithë shteti është kundër një tregtari. Është krijuar kjo përshtypje gjerësisht në të gjithë këtë debat publik, që fillon me një falsifikim ose me një shpifje të një gazetareje, në vijim me një debat mediatik të stisur, në vijim me akuza politike të nxitura nga opozita dhe në vijim me akuza dhe shpifje që më së shumti tentuan të denigrojnë figurën e Ilir Metës për ta bërë gjithë këtë skenar, të dukshëm, të prekshëm e real, por që në fakt bëhen për të fshehur të vërtetën e madhe. Që nga njëra anë të krijohet gjullurdi politike dhe nga ana tjetër të krijohet ideja e një skenari që na viktimizoka ca tregtarë për të fituar plaçkën prej 135 milionë euro, që siç e dini tashmë është pjesë e detyrimeve eventuale të shtetit shqiptar. Padiskutim që në këtë përpjekje kriminale ka shumë aktorë, padiskutim që këta aktorë mblidhen rreth DIA-s dhe janë miqësi të vjetra, siç edhe i keni parë të ekspozuar në publik, por edhe të reja. Të vjetra të prishura për t’u riaktivizuar, pra ka turlilloj miqësish, turlilloj hatërllëqesh dhe turlilloj pazaresh për të dëmtuar shtetin shqiptar. Shqetësimi jonë është i qartë dhe i prerë: interesi publik në këtë çast është realisht i rrezikuar dhe jemi këtu për ta denoncuar dhe as më tepër në kushtet kur i gjithë opinioni publik ka një tendencë për shkak të sjelljes së gabuar mediatike, pastaj medias që të paktën përdoret në këtë rast, për ta shfokusuar përsëri vëmendjen, për ta konsideruar gjithë këtë ngjarje një flluskë sapuni dhe për ta përdorur të gjithë këtë për të shmangur vëmendjen e opinionit publik në favor të teorisë së shantazhit, në favor të teorisë së presionit, në favor të teorisë së kërcënimit gjasme të personazheve të DIA-s dhe të gjithë grupit që e rrethon. Këtë ne jemi për ta denoncuar fort dhe për t’i bërë thirrje në radhë të parë institucioneve shqiptare, prokurorisë po e po, e cila tashmë duhet të ketë nisur një hetim. Nëse nuk e ka nisur, duhet ta bëjë sa më parë, por gjithashtu Ministria e Energjisë, Avokatura e Shtetit duhet të jenë së bashku dhe sigurisht me vëmendjen e qeverisë, duhet të jenë tashmë në vëmendje të shtuar. Sepse ky plan kriminal i përdorur në të gjithë këto javë, në të gjithë këto ditë, mundet eventualisht, Zoti mos e dhëntë, por mundet që të shkojë në dëm të interesit të shqiptarëve, në dëm të interesit publik. Kështu që nga kjo pikëpamje ne jemi për ta denoncuar këtë. Sigurisht që ka shumë elementë që duhen analizuar me qetësinë e nevojshme, pasi ky proces të ketë mbaruar, përfshi këtu edhe spekulimet që u ndërtuan mbi raportin e mbrojtjes së studios së avokatisë private, e cila më shumë i ha frymë debatit politik se sa argumentit teknik, se përse u zgjidh kontrata DIA-CEZ. I ha më shumë orientim debatit me faktin se përse u lidh kontrata, kur në fakt çështja është pse u zgjidh kontrata. Askush nuk është marrë me faktin përse u zgjidh kontrata. Të gjithë merren me faktin pse u lidh kontrata. Do ta hetojmë edhe këtë patjetër. E gjitha do të hetohet, por sot rrezikohemi nga fakti pse u zgjidh kontrata dhe vetëm me këtë nuk merret askush. Shiheni se si shmanget vëmendja e opinionit publik në mënyrë kriminale. Të gjitha këto do të analizohen patjetër. Meritojnë një analizë. Të gjitha këto meritojnë të jenë pjesë e një përgjegjësie shumë të thellë. Zoti mos e dhëntë që kjo të ndodhë, por ama ne nuk mund të jemi në heshtje, as në komplementim dhe as në mbështetje të këtij plani kriminal, kudo qoftë ai. Në qeverinë e sotme apo në qeverinë e djeshme, për personat që janë në burg apo për personat që hyjnë e dalin nga dhomat e burgimit dhe të paraburgimit. Kjo nuk ka më asnjë ndalim. Nuk mund të ndalohet. Hetimi duhet ta zbardhë këtë çështje, po, po ndërkombëtar, sidoqoftë, por ndërkohë prokuroria shqiptare nuk ka pse të presë sikur do ndodhë apo do vijë kush do vijë, duhet të vazhdojë të bëjë detyrën. Është shumë e rëndësishme kjo. E kërkuam këtë ballafaqim me ju për ta shprehur këtë shqetësim, për ta shprehur këtë paralajmërim që me qëllim që të gjithë të kemi një vëmendje të shtuar për këtë çështje. Janë 135 milionë euro që ia kanë vënë syrin një grup çakejsh, të cilët nuk ia kanë dashur dhe nuk ia duan të mirën këtij vendi, për asnjë çast. Ia kanë vënë syrin që ta ndajnë si plaçkë lufte. Kjo është poshtërsi, maskarallëk, veprim tipik mafioz, që duhet ndëshkuar dhe do të ndëshkohet, patjetër që po. Kjo është historia.

Next Post

Kuotat gjinore - keqinformim apo keqkuptim i kryeministrit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com