• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kuotat gjinore – keqinformim apo keqkuptim i kryeministrit?

by Java News
02/10/2015 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

 

Kryeministri Rama ne fjalimin zyrtar te mbajtur ne Samitin “Global Leader Woman” në New York, te iniciuar nga Presidenti kinez, Xi Jinping, deklaroi se “një nga arritjet tona më të prekshme është rritja e përfaqësisë së grave në vendimmarrjet politike dhe publike. Aktualisht, përfaqësimi i grave në Parlamentin e sotëm shqiptar ka arritur në 21%, kurse në kabinetin që unë drejtoj gratë ministre janë 7 nga 19. Në zgjedhjet e fundit vendore, ne shkuam më tej dhe bëmë një hap gjigand përpara duke imponuar kuota për të gjithë këshillat bashkiakë. Tani, jemi shumë krenarë që jemi një vend që udhëheqim përmes shembullit në Europë, duke pasur 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak.” Fjalimi gjendet ne faqen zyrtare te kryeministrit ne adresen: http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/barazia-gjinore-thelbesore-per-zhvillimin

Ne fakt, te dhenat qe ofron kryeministri jane te gabuara. Ai, ose ka keqkuptuar nenet e Kodit Zgjedhor per kandidimin gjinor, ose ka perdorur gjysmen e te vertetes per te prezantuar nje realitet qe nuk nuk eshte i vertete. Konkretisht, sipas Kodit Zgjedhor eshte e vertete se ne zgjedhjet e fundit lokale listat e kandidimit per keshillat bashkiake ishin baras ne gjini, 50% me 50%, por kandidimi ka dallim nga produkti. Per pasoje, vetem ne dy keshilla bashkiake eshte arritur te realizohet balancimi gjinor. Ne 59 bashki te tjera ka deformim te madh, deri ne ekstrem (kemi disa bashki me vetem 1-2 gra/vajza ne keshillat bashkiake). Referuar te dhenave zyrtare ne zgjedhjet e fundit lokale u zgjodhen 560 keshilltare gra/vajza, ose 35% e numrit total te keshilltareve. Kjo kuote (35%) eshte shume larg nga kuota 50% qe referoi me mburrje kryeministri.

Kryeministri mund te mos dije detaje se cfare ndodh me zgjedhjet dhe keshillat bashkiake, por ai ka staf, ka parti, ka ministra, ka ministri perkatese, ka axhensi koordinimi dhe nese lexon 3 min edhe rrjet sociale ku ai eshte aktiv, ka te dhena te plota per raportet reale gjinore ne vend. Ai mund te beje gabime teknike ne llogaritje, por kur fjalise se tij i shton levdaten e pamerituar dhe te pa sens se (“jemi një vend që udhëheqim përmes shembullit në Europë”) lindin dyshime nese kemi te bejme me keqkuptim teknik apo kemi te bejme me manipulim te dhenash per te marre nje cmim e levdate te pamerituar, per ta shpallur Shqiperine politike te tij dicka qe nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk pritet te jete ne dekaden e ardhshme, – nje model gjinor udheheqes per Evropen!!! E thene ne krah te liderit kinez, i cili, ashtu si Tirana, theksoi se Kina eshte lider ne politikat gjinore duke dhene shifra gati te njejta si ne (ne fakt ne Kine nuk ka zgjedhje konkurruese, ndaj te gjithe emerohen dhe kuotat gjinore i ngjajne “suksesit” tone historik te vitit 1978), keqkuptimi apo keqinformimi i kryeministrit shqiptar eshte dy here i gabuar. I botuar ne faqen e tij zyrtare dhe i pakorrektuar nga stafi apo qeveria e tij prej 108 mije punonjesisht, perseri “dekorata” qe e vetshpall Shqiperine vend lider evropian eshte trefish e gabuar!

Detaje te tilla nuk kane rendesi te madhe ne debatin tone te brendshem. Tek ne media nuk lexon, politika nuk kupton, institucionet servilosen dhe nuk ka opinion publik. Por i cituar nga institucionet e huaja monitoruese dhe mekanizmat e tjere monotirues, prezantohemi jo serioze dhe leme shije te hidhur per kembenguljen tone absurde per ta qene pardje, dje e sot “busull orientuese” per Evropen!!! Per me teper, ku ne vertete jemi unik ne Evrope, por per dicka tjeter: qe i detyrojme grate deputete te japin me force doreheqje nga lista elektorale per tu lene vendin ca te forteve qe shefat e politikes i kane miq, i kane sponsor dhe i mbrojne më me fanatizem sesa avokatet e tyre ligjore. Gjithesesi uroj qe kryeministri ta pranoje gabimin (keqkuptimin ose keqinformimin) dhe te beje korrektimin perkates, si dhe e ftoj te marre nje kopje te raportit profesional te detajuar te hartuar nga Instituti i Studimeve Politike mbi pjesemarrjen dhe problematiken perfaqesuese te grave/vajzave ne zgjedhjet lokale 2015. Ia japim falas, dhe per kete nuk i duhet fature tatimore!

AAEAAQAAAAAAAAXeAAAAJDk4ZGY0ZWEzLTc1NGEtNDU3MC04MjQ4LTE3NWI4YjkxOWU5Yg

 

Next Post

Thirrjet “vritini shqiptarët”, Lokomotiva i kërkon falje publike Skënderbeut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 26, 2026
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

May 26, 2026
“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

May 26, 2026
Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

May 26, 2026
Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

May 26, 2026
Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

May 26, 2026
Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

May 26, 2026
Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

May 26, 2026
“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

May 26, 2026
“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In