Lëvizja Socialiste për Integrim ka ashpërsuar edhe më tej akuzat në drejtim të Policisë së Shtetit. Ashtu siç kishte paralajmëruar, kjo forcë ka mbajtur një takim me ambasadorët e SHBA-BE, ku ka ngritur disa shqetësime të kësaj force, sipas së cilës zgjedhjet rrezikohen pas marrëveshjes Rama-Basha. Nënkryetari i kësaj force Luan Rama deklaroi se grupet kriminale të ndihmuara nga policia rrezikojnë zgjedhjet.
“Stukturat e policisë kanë krijuar korridore të lira për grupet kriminale për të terrorizuar qytetarët”, deklaroi Luan Rama. Ai tha më tej se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor për situatën e kanabisit.
Luan Rama deklaroi më tej se në takim, ambasadorët u informuan edhe për veprimet e task-forcës për mbikqyrjen e administratës.
Objekti i takimit ishte informimi i ambasadorëve me situatën politike në vend, zhvillimet elektorale, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në tre episodet me dominante. Së pari duke u shpjeguar atyre veprimin arbitrar të task-forcës që në përpjekje për të ushtruar trysni e presion mbi qytetarët, ka nisur një fushatë spastrimesh në administratën publike”, tha Luan Rama.
Po ashtu, sipas tij u ngrit edhe shqetësimi për numëruesin e 3-të që sipas Luan Ramës i takon LSI-së.
“Një tjetër pikë diskutimi me ambasadorët, ishte ajo për numëruesit, që i takonte LSI-+së, për të mos u hedhur në short me një parti tjetër, pasi vet KQZ-ja, përmes Kodit Zgjedhor e ka të përcaktuar si ndahet shumcia parlamentare dhe pakica referuar zgjedhjeve të vitit 2013. Kemi të bëjmë me një dmeonstrim të dy qëndirmeve në kohë të ndryshme”, tha ai.