• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI loboi në SHBA/ Ish-deputeti i PD që bëri denoncimin në SPAK: Afera kap vlerën 1.2 mln dollarë! Meta, Kryemadhi, Vasili e Tavo rrezikojnë burg

by Java News
21/07/2023 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot ish-kryetari i LSI-së, sot Partia e Lirisë Petrit Vasili u thirr nga SPAK në lidhje me hetimet për lobimin 700 mijë dollarësh të LSI-së në SHBA në vitet 2016-2017. Por sipas denoncuesit të kësaj afere, ish-deputeti Halit Valteri, bëhet fjalë për një shumë që arrin 1.2 milion euro.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Valteri tha se janë përdorur para në të zezë në firmën offshore në mënyrë që të lobojnë për Ilir Metën në Uashington. Sipas Valterit, pas Vasilit radhën për tu thirrur në SPAK do të ketë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Valteri tha se ai ka përpiluar një dosje konkrete, që shumë shpejt do të çojë para drejtësisë një nga njerëzit më të korruptuar të këtij vendi.

‘Bëhet fjalë për një aferë që nuk është rreth 700 mijë euro, por më shumë se një 1.2 mln euro. Flasim për një aferë LSI e sot Partia e Lekut është përfshirë, pasi janë përdorur para në të zezë në firmat offshore, për të lobuar për Ilir Metën që të bëjë foto në SHBA. Në vijim do të thirret Meta e Kryemadhi dhe një sërë biznesmenësh që kanë dijeni dhe kanë përdorur llogari apo emrin tyre për të justifikuar ato pak qindarka dhe jo shumë e plotë që është 1.2 mln dollarë. SPAK ka regjistruar kallëzimin penal. Unë kam marrë indicie nga shkrimi i gazetës austriake ‘Kronen Zeitung’. Kam udhëtuar drejt Vinës dhe jam takuar me gazetarë të gazetës austriake dhe kam gjetur përkrahje për të marrë informacion dhe përpiluar një dosje konkrete që shumë shpejt do të çojë para drejtësisë një nga njerëzit më të korruptuar të vendit.’- tha Valteri.

Valteri tha se rrezikojnë burg Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Petrit Vasili, Vangje Tavo dhe disa biznesmenë.

‘Rrezikonë burg Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Ilir Meta, Vagjel Tavo dhe disa biznesmenë që ilir Meta i ka përdorur si xholë për interesat e veta. Rrezikojnë burg dhe vetëm burg! Meta para oficererëve të SPAK ka thënë se nuk kam firmosur asgjë ka thënë keni Monikën dhe Vasilin duke shitur bashkëpunëtorët më të afërt. Besoj shumë shumë te drejtësia. Shumë shpejt në rrjetën e SPAK do të bjerë një nga njerëzit më të korruptuar në vend ku do ti shohim bizneset në Lodrën, Afrikën e jugut e Tiranë.’- tha Valteri.

Valteri po ashtu sfidoi Metën që ta padisë për shpifje.

‘E lus Metës që ta bëjë këtë padi, nuk kushtojnë shumë avokatët në Vjenë mund ta bëjë padinë për shpifje për mua dhe Kronen Zeitung’- tha Valteri.

Valteri tha më tej se një pronar koncesionar makinash në Durrës ka paguar 107 mijë euro nga një që Meta të bëjë pushime

‘Ka paguar 107 mijë euro nga një pronar koncesionar makinash që Meta të bëjë pushime.’- tha Valteri.

Hetimet e SPAK, nisën për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pa emër personi të dyshuar, pas kallëzimit të ValteriT, që akuzoi partinë e drejtuar asokohe nga Ilir Meta, se ka paguar 700 mijë dollarë për lobimin në SHBA, përfshirë vizitat në SHBA edhe një foto me ish-presidentin republikan Donald Trump.

Më 16 maj të vitit të kaluar, gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një artikull ku theksoi se Meta pagoi 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote për të siguruar foton në ceremoninë e inaugurimit të Trump. Për efekt të këtij hetimi, prokuroria ka dërguar letërporosi në SHBA, duke kërkuar faturat dhe dokumentet e tjera atje, ndërkohë që u ka kërkuar informacion edhe bankave në Shqipëri. Meta i ka hedhur poshtë akuzat ndërkohë që dokumentet e dorëzuara në autoritetet amerikane tregojnë se në fillim të vitit 2017, LSI ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. Emra të tjerë të përfshirë në transaksione janë avokati Iraklis Fidetzis, dhe kompania “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro./m.j

Next Post

Sulmet alogjike kundër drejtësisë si frikë nga e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, ministri: Bordi i Transparencës vendos sot për naftën

Rritet interesi për Paketën e Maleve, ministri: Bordi i Transparencës vendos sot për naftën

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In