• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

LSI kërkon shpërblime për pensionistët: Turp i madh! Nuk ka lekë për të varfërit

by A R
17/10/2019 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja Nora Malaj foli mbi mungesën e shpërblimit në fundvit të pensionistëve, duke e cilësuar si një turp të madh.

“Për fat të keq , shtresat vunerabël të shoqërisë shqiptare, ku bëjnë pjesë edhe pensionistët janë, sot janë edhe më të braktisur se kurrë.

Qeverinë e ka zënë “sidroma e mandatit të dytë’ dhe po vrapo të përdorë Kuvendin , si noter të paligjshmërisë së vet , të vendimeve klienteliste , që përcaktojnë se cili oligark do të përfitojë me risk zero paratë e taksave dhe për 15 apo 20 vitet që vijnë. Qeveria nuk guxon të vendos minimumin jetik ,se u mbetet hatri oligarkëve , pasi kështu do të detyrohen të rrisë çdo vit pagën nominale dhe për rrjedhojë edhe pensionet. E ndërsa demagogjia për moshën e tretë nuk ka të sosur, këtë vit si asnjëherë tjetër nuk po ju jep, as edhe një shtesë modeste , që jua ka dhënë edhe në vitet më të këqija. Pa frikë, mund të themi që është një skandal dhe tragjedi që po ndodh në kurriz të kësaj shtrese. Vetë ministra në komisionin e ekonomisë e thotë me gojën plot se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin, që u jepet pensionistëve për festat e fundvitit”, u shpreh ajo.

Më tej vazhdoi:

“Ministrja vazhdon e thotë se të presim e të shohim sa para do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë për pensionistet mire dhe po nuk doli gjë prapë mire. Thënë me një fjalë të vetëm mosha e tretë gjendet në mëshirë të fatit. Dhe kjo ndodh sepse qeveria nuk është e sigurt se do të mbledhë taksat, pasi biznesin e ka gjobitur me dhe pa ligj, se në këtë vend po pakësohen shanset minimale për njerëzit normal, se jeta në Shqipëri për këtë shtresë , pas ikjes masivisht të të rinjve, po kthehet në një situatë pashpresë dhe shumë të vështirë për t’u përballuar dhe për të jetuar me dinjitet, se qeveria nuk respekti asnjë rregull për barazinë e shtetasve të saj. Qeveria e rilindjes e ç’organizuar, e dështuar dhe pa rezultate, nuk planifikon dot as për dy muaj më pas se çdo te ndodhe me te ardhurat publike.Për koncesionet lekët nuk mungojnë, megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionisteve s’e ve njeri ujin ne zjarr. Ky është një turp I madh, pasi pensionistët janë shtresa më e varfë, që duhet të trajtohen me dinjitet e të vlerësohen. Është e pafalshme dhe e dhimbshme të mendosh që pensionistet që jetojnë me sakrifica te tmerrshme ekonomike shteti nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët leket nuk mungojnë kurrë.Është kollaj të predikosh për “bashkëqeverisjen me qytetaret” , por kur këtyre të fundit nuk ju jep as shpërblimin e fundvitit është e pafalshme dhe shumë denigruese. Është kollaj të predikosh për “Shqipërinë solidare”, po është e dhimbshme të shohësh që vetë qeveria nuk është solidar, as me shtresën më të vuajtur që janë pensionistet. Janë 650 mijë të moshuar në vendin tonë, që përveç pensioneve të ulëta , shërbimet e dedikuara për ta janë pothuajse jashtë standardeve dhe nevojës që ka kjo shtresë. LSI dhe e gjithë shoqëria për këtë kategori të tejvuajtur, do të ketë dhe do të tregoj kujdesin maksimal, duke filluar nga përcaktim dhe njohja e përvitshme e minimumit jetikë të jetesës, me pagë minimale të rritur në jo më pak se 300 euro në muaj dhe pensionet e rritura mbi këtë bazë.”

Për ta përmbyllur me:

“Nuk mund të drejtohet vendi duke dashuruar karrigen kryeministrore dhe duke përbuzur, fyer e denigruar qytetarët e këtij vendi.
Duket një tjetër vizion social kulturor ndaj moshës së tretë. Duam apo nuk duam, ajo është e “nesërmja” e të gjithëve, edhe atyre që sot janë në kopshte dhe as që e perceptojnë dot se ç’do të thotë një tjetër moshë nga ajo e tyrja. Kjo qeveri tashmë ka dështuar drejt politikave dhe standardeve për moshën e tretë . Në vitin1989 Kofi Anan do të thoshte se : “Një shoqëri për të gjitha moshat është ajo që nuk i karikaturon personat e moshuar si pacientë dhe pensionistë. Përkundrazi, ajo i sheh ata si veprues dhe përfitues të zhvillimit. Ajo i nderon të moshuarit tradicionalë në role udhëheqëse dhe konsultuese në komunitet, në të gjithë botën.” Në vitin 2019 jemi ende shumë larg vlerësim dhe vëmendjes së kësaj kategorie nga qeveria , duke treguar se tashmë ajo ka dështuar në këtë mision.”

/a.r

Next Post
VIDEO / Sherr në Kuvend, Ralf Gjoni përplaset me Braçen dhe Shalsin

VIDEO / Sherr në Kuvend, Ralf Gjoni përplaset me Braçen dhe Shalsin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In