• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

LSI kërkon nga KQZ përsëritje të zgjedhjeve në Vorë

by
02/07/2015 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Levizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Vorë. Kërkesa e programuar të shqyrtohej dje, u shty për shkak të numrit të lartë të animimeve që KQZ shqyrtoi të mërkurën.

Të martën, Lëvizja Socialiste për Integrim ankimoi rezultatin e zgjedhjeve vendore në bashkinë e Vorës që nxori fitues për të katërtin mandat Fiqiri Ismailin, duke kërkuar pavlefshmërinë e tyre.

LSI kërkon shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve në të paktën 18 qendra votimi në Bashkinë Vorë. Në kërkesën ankimore që kjo forcë politike ka depozituar në KQZ pretendohet se humbja e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane Luan Sallaku lidhet me listat fiktive të zgjedhësve në këtë bashki.

Në kërkesën e LSI evidentohen dokumentet përkatëse që sipas kësaj force politike vërtetohet regjistrimi i qytetarëve në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që i janë drejtuar edhe prokurorisë për të hetuar rreth kësaj çështje dhe ku është mbledhur informacioni i nevojshëm që vërteton këtë pretendim.

Ankimi i LSI u pranua unanimisht nga trupa e KQZ dhe do të shqyrtohet këtë të enjte në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa relatore e kësaj çështje është Vera Shtjefni.

Ndërkohë në bazë të tabelës së rezultateve të KZAZ 26 të bashkisë së Vorës, është shpallur fitues kandidati i së djathtës Fiqiri Ismaili i cili rezulton të ketë marrë 8183 vota ndërsa kandidati u së majtës Luan Sallaku ka marrë 7925 vota, pra me një diferencë prej 258 votash.

Next Post

Pesë skenarët për Greqinë, sipas Wall Street Journal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com