• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI: Reforma me konsensus dhe pa shantazhe, të mos përdoret si alibi elektorale

by Java News
14/07/2016 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka deklaruar se reforma në drejtësi nuk mund të përdoret si një alibi elektorale e mbi të nuk mund të ketë shantazhe.

Në një prononcim për median pranë parlamentit, Vasili tha se pozicioni i LSI për reformën ka qenë i qartë, votim i një drafti me konsensus dhe sipas Venecias. Në emër të LSI, Vasili ka shtuar se ndaj reformës nuk mund të bëhet shantazh e sidomos tentativat për të shtënë në dorë deputetët (akaparuar) janë të patolerueshme.

Vasili ka hequr një paralele mes prestigjit të Crown Agent dhe rezultateve që ajo dha në Shqipëri, duke thënë se mitizimi i ekspertëve nuk është një model i mirë për reformën.

“Së pari lidhur me reformën në drejtësi ne kemi pasur një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar që në fillim. Duke pasur në qendër të qëndrimit tonë një plan; plani A. Që do të thotë reformë me konsensus dhe sipas ‘Venecias’. Ky është i pandryshuar.

Gjithashtu ne jemi të qartë dhe lidhur me miratimin e kësaj reformë, duke mbajtur këtë qëndrim dhe duke i shërbyer këtij konsensusi, pasi kjo është reformë solide dhe e bërë në këtë mënyrë. Ndaj është domosdoshmëri për shqiptarët, për vitet që vinë.

Një reformë e tillë mund të realizohet në këtë mënyrë dhe përtej çdo shantazhi dhe çdo lloj tentative për të akaparuar deputetë, pasi kjo reformë nuk mund të konsiderohet si alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme, pasi kjo është një domosdoshmëri për vendin, për 30 vitet që vijnë.

Kemi pasur një qëndrim të qartë se çdo zgjidhje duhet të jetë që respekton vetëm Venecian, sepse është i vetmi autoritet i pranuar në mënyrë gjithpërfshirëse. Një reformë e tillë konsensuale përjashton çdo lloj forme tjetër që është përjashtuar dhe nga reporterët ndërkombëtarë.

Ne e kemi vlerësuar punën e ekspertëve, por Shqipëria është republikë parlamentare dhe jo republikë ekspertësh dhe eksperimente nuk mund të bëhen me Kushtetutën e vendit.

Duhet ta keni të qartë rastin kur ne kemi miratuar një kompani, Crown Agent, që erdhi në doganë dhe rezultatet që erdhën nga ky mitizim i ekpërtëve qenë tepër të hidhura dhe ky model flet qartë dhe për Reformën në Drejtësi.”, tha Vasili./java/a.k

Next Post

Rrahu nënën e tij, pranga 22-vjeçarit në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com