• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI-ja derë më derë, kandidatja i përgjigjet mjekut që u shqetësua

by A R
08/06/2017 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur Tritan Kalo, në një reagim në Facebook, shkruante se ishte i shqetësuar për trokitjen në derë të disa të rinjve nga LSI.

Mjeku shkruante se e shqetësonte fakti që ishin të rinj dhe duhet të formohen profesionalisht, e pastaj të angazhohen në politikë.

Por, vajza për të cilën flet Kalo, është kandidatja e LSI-së për qarkun e Tiranës, Rea Kotani, e cila eshte dhe anetare e senatit te Universitetit te Tiranes dhe studente e fakultetit te ekonomise ne UT.

Ajo ka reaguar duke u shprehur e habitur nga perceptimi që doktori ka pasur për vizitën e saj.

Postimi i plotë i kandidates Kotani:

Ne erdhëm për të të respektuar doktor Tritan Kalo!… Me keqardhje dhe zhgënjim lexova shkrimin tuaj Doktor Tritan Kalo, teksa vizitën tonë miqësore e me shumë edukatë në shtëpinë tuaj, ju e paskeni perceptuar e përjetuar për fat të keq si tallje! 

Në kuadër të fushatës zgjedhore kemi trokitur e shkuar në qindra shtëpi; në shtëpi njerëzish të thjeshtë e me plot halle e vështirësi, në shtëpi të papunësh, por edhe në shtëpi njerëzish të shquar, të përkëdhelurish prej fatit apo edhe në shtëpi njerëzish që nuk e duan LSI-në, por gjithkund, e përsëris gjithkund na kanë pritur si vajzat e tyre; më kanë dëgjuar e më kanë pyetur, edhe më kanë kundërshtuar e kritikuar, por askund nuk ma kanë mbyllur derën. Përkundrazi, më kanë përcjellë me mirësi prindi. Po ju doktor përse jeni ndjerë i tallur?

Ngaqë unë jam një vajzë e re njësoj si tre vajzat e tua që megjithëse jetojnë në Kanada bashkë me nënën e tyre, jam e bindur që e duan vendin e tyre po kaq sa e dua edhe unë që jetoj e shkollohem këtu?

Apo ngaqë unë jam me LSI-në jeni ndjerë ju i tallur? Kjo është një zgjedhje krejt personale dhe unë e kam bërë me bindje dhe punoj për LSI-në me shumë përkushtim, sepse LSI më ka dhënë mua dhe brezit tim shansin për të vendosur vetë e për të përfaqësuar brezin tim!

Unë dhe miqtë e mi të rinj erdhëm tek ju si miq, pa menduar se do të na përgojoje e do të ndjeheshe i tallur! Erdhëm edhe me kënaqësinë që do të takonim një mjek të njohur, që të të mund të të jepnim edhe ndjesinë e respektit për një brez që nuk pranon, madje refuzon të qëndrojë indiferent!

Mikpritja është virtyt, është edhe fisnikëri. Është qytetari!  Por ja që nuk qenka e thënë që të jesh mjek, doktor a profesor e domosdo je edhe bartës i këtij virtyti!  Ndërsa përgojimi i mikut është poshtërsi, edhe nëse miku është një fëmijë, siç më quani ju! Nejse, punë për ju e gjitha kjo!

Por nuk e di se si do të ndjehen vajzat tuaja që ju, babai i tyre mjek, u ndjetë kaq i tallur pa asnjë të drejtë vetëm e vetëm që unë në shenjë respekti për ju dhe me dëshirën për të takuar doktorin që për të qenë i tillë duhet të ketë vlerë të parë humanizmin, erdha e trokita në derën tuaj?!

/b.d

Next Post
Zv.Kryeministrja teknike thërret në zyrë 3 ministrat e LSI

Zëvendësja e Ramës kërkesë Dritan Lelit: Cilës parti ia dhatë Sheshin e Flamurit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In