Pas akuzave të përsëritura sot nga kreu i PD Lulzim Basha për aferën korruptive të CEZ, Lëvizja Socialiste për Integrim ka theksuar vendosmërinë e saj për hetim ndërkombëtarë. Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani u shpreh se akuzat e Bashës vijnë për të mbuluar sipas tij aferat dhe veprat penale të vetë kreut të demokratëve.
Megjithatë, Manjani nënvizoi qëndrimin e palëkundur të LSI për hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ. Sipas nënkryetarit të LSI shumë të vërteta do të dalin në dritë që do të përfshijnë Partinë Demokratike.
“Shtetasi hollandez Lulzim Basha doli qëparë dhe akuzoi. E dini pse e bën ai këtë? Për të fshehur veprat e tij penale që janë në sy të të gjithëve. Ajo që Shqipërisë i mungon është pandëshkueshmëria. Unë jam sot këtu në emër të LSI-së për të theksuar se mbështesim hetimin ndërkombëtar me çdo kosto për aferën e CEZ. Dhe ju siguroj se shumë të vërteta do dalin në dritë për PD dhe kryeministrin e tyre.” tha Manjani në fjalën e tij









