• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI, Gjosha: Mbështesim arsimin profesional, ulim taksat për biznesin fason

by Java News
12/06/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatët për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha dhe Endrit Braimllari, të shoqëruar edhe nga kandidati i LSI-së për kryetar të Bashkisë Kavajë, Maksim Kona, vizituan një fabrikë fasonësh për prodhimin e këpucëve në Kavajë, ku u prezantua programi fiskal i LSI-së për zgjedhjet e ardhshme.

Pasi u njohën më nga afër me kushtet e punës së këtij biznesi dhe kapacitetet prodhuese, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqëson një forcë dhe një kandidat për kryetar bashkie, i cili është në shërbim të qytetit të Kavajës ku me programin e tij dhe me mbështetjen e LSI do të bëj të mundur zhvillimin e qytetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Kavaja sot ka nevojë për njerëz që duan t’i shërbejnë Kavajës për të krijuar mundësi për t’i dhënë Kavajës një shans dhe ne besojmë dhe kemi bindjen maksimale se me Maksim Konën ne do t’i japim Kavajës një shans. Do t’i japim një shans për vende pune të mirëpaguara, do ti japim një shans për taksa më të ulëta me qëllim që të krijojmë vende të reja pune”, u shpreh Braimllari duke shtuar se programi fiskal që ka paraqitur LSI për të qeverisur vendin garanton zhvillimin e biznesit i cili do të garantojë vende të reja pune si edhe zhvillim për ekonominë kombëtare.

“Ne jemi për një sistem taksash të ulëta, për një sistem taksash që nuk krijon një informalitet të ekonomisë, por krijon një ekonomi formale. Ne jemi për vende pune të mirëpaguara me qëllim që ju të përballoni koston e jetesës”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Braimllari, njëkohësisht kandidat për deputet.

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është një shans jo vetëm për hapjen e vendeve të reja të punës por edhe për të ulur taksat dhe për zhvillimin e biznesit në mënyrë që të krihohet klima për një rritje edhe më të madhe ekonomike.

“Ne kërkojmë t’i ulim taksat tuaja që rroga juaj të jetë më e mirë, që si ju të punësohen dhe shumë herë më shumë vajza dhe gra të tjera, djem të rinj, sepse në fund të fundit këtë duhet të bëj shteti, t’i japi mundësi njerëzve të kenë vende pune të mirëpaguara për të përballuar kostot e jetesës”, u shpreh Gjosha duke shtuar se LSI në programin e saj ka si pikë kryesorë edhe arsimimin porfesional i cili do të garantojë formimin e brezave të rinj të të rinjve të cilët do të jetë të gatshëm për tregun e punës.

“Më vjen mirë që arsimi profesional po kthehet dhe ne si LSI këtë duam të bëjmë. Dua që sa më shumë njerëz të marrim një arsim të tillë dhe këtë kenë mundësi të punësohen këtu në Shqipëri dhe të kemi mundësi që të hapen sa më shumë fabrika të tilla në këtë vend sepse ju e dini mirë që janë me të mijëra vajza të tjera, me mijëra nëna të tjera që janë pa punë”, nënvizoi kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Tiranës./a.ç

Next Post
Arrestohet vrasësi i komisarit Artan Cuku, në kërkim 2 bashkëpunëtorët (FOTO)

Vrasja e Artan Cukut, shpallen në kërkim dy vëllezërit Daka, dyshohen si porositësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

February 15, 2026
“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

February 15, 2026
Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

February 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 16 shkurt 2026

February 15, 2026
Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

February 15, 2026
E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

February 15, 2026
Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

February 15, 2026
24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

February 15, 2026
BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

February 15, 2026
Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In