• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

LSI dhe protesta studentore, një show force ndaj Bashës

by S M
10/01/2019 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Përpjekjet e sforcuara të krerëve të LSI për të mbajtur me serum në këmbë protestën e studentëve, të cilët kishin shkuar me pushimet e festave të fundvitit, jo vetëm e dobësuan tërësisht këtë protestë, por nga ana tjetër duket se më shumë se çdo gjë ka dëmtuar vetë LSI. Kjo, jo për faktin e përpjekjeve të saj deri të pacipa për ta futur ‘nën sqetull’ protestën, por për faktin se tashmë Basha e ka të qartë se aleati i saj kryesor i të majtës ekstreme në bllokun e të djathtës opozitare, thuajse ka një peshë të papërfillshme në elektorat dhe se më shumë ngjan me ‘njësite guerrile’ se sa me një forcë politike që ka platforma politiko- elektorale, që i adresohet elektoratit me alternativa, që përfaqëson shtresa shoqërore dhe që ka liderë që frymëzojnë në pretendimet për të qeverisur. Gjithshka që është parë e dëgjuar deri tani është vetëm një fjalor i padenjë që vështirë se artikulohet edhe nga njerëz nën nivelin mesatar të formimit të shoqërisë.

Në thelb LSI, duke u përpjekur të privatizojë protestën e studentëve synonte të arrinte dy objektiva: e para për të vënë në vështërsi Kryeministrin Rama me ligjin për ‘Arsimin e Lartë’ që vetë LSI e ka votuar në Kuvend, madje duke i thurur lavde deri aty sa ‘ky ligj do të ndryshojë rrënjësisht sistemin arsmor në vend’; dhe së dyti t’i tregonte Bashës në prag të zgjedhjeve vendore se LSI është një parti që nuk mund të anashkalohet lehtë në ndarjen e hartës së kandidatëve për kryetar bashkish. Parë në këtë këndvështrim më shumë se kundër Ramës, lëvizjet e LSI për të treguar se është e zonja në organzime dhe se ka mbështetje elektorale, sidomos tek të rinjtë, ishin një show force përpara Bashës dhe jo protestë kundër Ramës.

Por duket se lidershipi i PD tashmë e ka të qartë realisht peshën specifike të LSI, ndaj dhe po të shihet me kujdes, Basha mbajti një qëndrim të distancuar në përpjekjet për të mbushur sheshin para kryeministrisë me militantë të PD në mbështetje të studentëve. Duke parë rolin aktiv të LSI në këtë drejtim, Basha të paktën me zë dhe me figurë qëndroi në hije, për t’i dhënë të kuptojë LSI se cila është realisht pesha e saj elektorale. PD e ka protestën e vete tek ‘Astiri’ e ‘dy kunguj nën një sqetull’ s’ka pse t’i mbajë’. Ashtu siç edhe u pa, vijueshmëria e protestës me një LSI të pamaskuar brenda rradhëve të saj, ishte një dështim i plotë. Hijet e këtij dështimi i shohim sot edhe në disa gjeste të dëshpëruara dhune që militantë të LRI në disa universitete kanë bërë e po bëjnë që nga mbyllja e dyereve me gozhdë e sqepar, nxjerrja e bankave të klasës nëpër korridore, lidhja e dyerve me zinxhir, duke e shpërfytyruar tërësisht protestën. Dështimet politike mbartin gjithnjë me vete akte të dëshpëruara dhune të verbër.

Tashmë LSI gjendet në det të hapur, si pasojë e hyrjes së saj në një spirale për t’u shitur më shumë se çfarë është realisht. Vetë Basha ka një seri kokëçarjesh për këto zgjedhje, pasi humbja sërish në këto zgjedhje detyrimisht do të ketë pasoja politike për vetë Bashën brenda rradhëve të PD. Ai duhet të zgjidhë së pari një seri ekuacionesh me kandidatët duke filluar që nga Tirana, ku profili i kryebashkiakut aktual Erion Veliaj ka peshë të rëndë dhe se përballë tij sfida e çdo kandidati nga rradhët e opozitës do të ishte shumë e vështirë.

Eksperimentet për të kandidar profile jashtë politikës thuajse kanë dështuar në Tiranë. Ndaj detyrisht PD duhet të shfaqet në garë me një kandidat që ka profil politik. Nga ana tjetër, Bashës i duhet të zgjidhë jo pak probleme edhe me kandidatët në bashkitë kryesdore të vendit si Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë, Fier, etj., të cilat mbajnë edhe peshën elektorale në rang kombëtar. Me disa aleatë simbolikë dhe me një LSI që përpiqet çdo minutë të fryhet më shumë se sa ka peshën elektorale, për Bashën zgjedhjet e qershorit duken realisht si torturë. Për momentin, të vetmin vlerësim që Basha mund të bëjë për LSI është se me përpjekjet e saj për të shtënë në dorë protestën e studentëve çoi pak a shumë në mbylljen e saj, pasi në thelb protesta e studentëve ishte dhe një ‘guralec’ në këpucën e kreut të PD-së.

Realiteti politik shqiptar është thuajse ‘bardh e zi’, sa i përket ndarjes së hartës elektorale në vend mes PS dhe PD. Rritja elektorale e LSI shpjegohet nga aftësia e Metës për të bërë aleancë me forcën politike të mazhorancës, shteg ky që çoi më pas dhe në kapjen e një pozicioni komod në qeverisje që kushtëzonte vetë qeverisjen. Nga kjo taktikë, ku si Berisha ashtu dhe Rama u detyruan të bëjnë lëshime ndaj Metës, ky i fundit arriti të bymejë LSI në një hark shumë të shkurtër kohor, por jo deri aty sa të nxirrte jashtë loje një nga dy forcat politike tradicionale shqiptare. Me kalimin në opozitë ndryshoi dhe vetë realiteti për LSI-në, pasi formula elektorale e saj me punësime në administratën shtetërore u shkërrmoq, e natyrisht kjo u shoqërua me një indiferencë gjithë në rritje edhe nga ato grupime ekonomike, të cilat deri dje mbanin rradhën për të takuar Metën.

Në këtë realitet të ri, zgjedhjet lokale janë sfida e parë serioze e LSI-së si forcë politike opozitare. Paradat e forcës përballë PS dhe PD nuk impresionojnë as Ramën e as Bashën. Për të dy ata sfidat janë shumë më serioze se sa kuturisjet politike për të mbijetuar përmes forcës dhe jo përmes arsyes.

Next Post
Dua Lipa dhe Bebe Rexha, një histori suksesi!

Dua Lipa dhe Bebe Rexha, një histori suksesi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In