• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“LSI as nuk shitet e as nuk blihet”/ Elona Guri i përgjigjet sulmeve të Grida Dumës: Zëvendësove Gazin sot! Takohemi me 7 mars …!

by Java News
03/02/2022 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri i është përgjigjur sulmeve që i bëri nën-kryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ditën e sotme, e cila i bëri thirrje demokratëve që të mos votonin për LSI-në.

“Nuk janë palë ende, do të ishin po të ishin parti politike. Zhvillimet tanishme, zhvillime të absurdit. LSI bën koalicion me një grup njerëzish. Spekulimet e tjera, janë ngërçe, kapak pusete. Si të mbulojmë ta palarat. Nuk kam gjë me LSI-në. Është një parti në situatën e saj që përpiqet të maksimizojë. Votuesi i PD-së të mos shkojë tek asnjë parti tjetër. Nuk ka nisur sot, ka gjithmonë momente të intrigës politike. Kur vjen nga kundërshtari është e mirëkuptueshme.Nuk janë kundërshtarë ata që janë tek Foltorja. Unë nuk do t’i quaj kurrë kundërshtarë. Unë as dua ta pranoj që votuesi i PD-së do votojë logon e LSI-së. Askush s’do duhet të votojë, votuesi i PD-së, logon e LSI-së. Qofshin të gjitha bashkë.  Një parti e madhe të shkojë ta çojë votuesin tek një parti e vogël për një çështje personale është një gjë që nuk pranohet. Demokratët nuk duhet ta bëjnë”, u shpreh nënkryetarja e PD-së,” tha Duma në një intervistë ditën e sotme.

Elona Guri e quan këtë deklaratë të Dumës një diversion politik, duke theksuar se LSI nuk ka nevojë për votuesit e tjerë pasi ka votuesit e saj.

Teksa i tha me ironi se ka zëvendësuar Gazment Bardhin ditën e sotme, Elona Guri më tej e sfidon Grida Dumën në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit duke i thënë: “Shihemi me 7 mars!”

Guri gjithashtu hedh akuza të forta për Lulzim Bashën dhe njerëzit afër tij, një ndër ta Grida Duma, për të cilët thotë se kane zaptuar PD-ne me ndihmen e Policise se Rames, si dhe shesin dhe blejnë votat e mijera votuesve.

Deklarata e plotë

Sot, Grida në panik duke e parandjerë rezultatin e 6 marsit sulmoi LSI duke zëvendësuar Gazin në rolin e tij të përditshëm. Grida, për t’i ardhur në ndihmë Lulit, aleatit më besnik të Ramës dhe Rilindjes, bëri një diversion të pamoralshëm për votuesit dhe anëtarët e PD-së duke përdorur si tabelë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

LSI ka elektoratin e saj, kauzat e saj, qëndrimet pa kompromis të cilat nuk i ka shkelur për asnjë pazar porti apo plehrash. LSI ka busull në orientimin e saj, integrimin evropian të vendit. LSI i ka kushtuar të gjithë vëmendjen e saj ndalimit të shpopullimit dhe ikjes së Rinisë nga Shqipëria. LSI ka luftuar pa kompromis kundër aferave korruptive të qeverisë së Rilindjes.

LSI as nuk shitet, as nuk blihet. Se kush shet e kush blen votat e qindra mijëra votuesve, sakrificat dhe përkushtimin e tyre dihet tashmë qartë, që është kupola që ka zaptuar PD-në me ndihmën e policisë edhe shtetit të Rilindjes.

Tradhëtuat votuesit e Opozitës në 2017-ën. I ritradhëtuat në 2019-ën duke i nxjerrë në treg në vitin 2021. Tradhëtia dhe tregtia me moralin dhe sakrificat e të tjerëve janë të vetmet karakteristika që iu bashkojnë. Takohemi më 7 Mars!/m.j

Next Post
Donaldi dhe Romeo e hoqën nga puna? Flet për herë të parë babai i Einxhel: E vërteta është se…

Donaldi dhe Romeo e hoqën nga puna? Flet për herë të parë babai i Einxhel: E vërteta është se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In