• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI amendament për p/ligjin e mbetjeve: OJQ-të të monitorojnë pikat doganore

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI paraqet amendament në lidhjen me p/ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Ky  amendament synon ti japë hapësirë shoqërisë civile në monitorimin në pikat doganore të caktuara për mbetjet që do të importohen. Sipas amendamentit “Organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve. Ato paraqesin kërkesë me shkrim për pajisjen me autorizimin nga ministri përgjegjës për mjedisin, që lejon kryerjen e këtij monitorimi. Drejtuesit e pikave doganore kanë detyrimin e lejimit të kryerjes së monitorimit pa kufizim“. Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, qëllimi i ndryshimeve të propozuara në ligj, të cilat po shqyrtohen nga Parlamenti, është importimi i mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme të listës së gjelbër si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria. Sipas tij, ndryshimet e propozuara janë shoqëruar nga një debat i gjerë publik ku mosbesimi është i forte dhe i dukshëm.

“Një klimë e tillë mosbesimi besoj se mund të gjente zgjidhjen e saj më të mire duke i mundësuar opinionit dhe veçanërisht shoqërisë civile si mënyra e organizimit të pavarur qytetar, që ajo të ishte aktive në procesin e monitorimit pasi është një fakt i njohur që debati për çështjen e importit të mbetjeve është debat që zhvillohet prej disa vitesh. Amendamenti që propozoj dhe që konsiston në shtimin e pikës 3, në ndryshimet e propozuara, i jep mundësi konkrete shoqërisë civile që të ketë rol aktiv në këtë proces, gjë që do të rrisë besimin në zbatimin korrekt të ligjit në praktikë, i cili është edhe qëllimi kryesor i të gjithë shoqërisë shqiptare për këtë çështje”, thekson Vasili.

Sipas tij, ky amendament që propozohet duke shtuar këtë pike 3 krijon dhe një raport të ri bashkëpunimi me shoqërinë civile, i cili shëndosh raportet mes parlamentit, ekzekutivit dhe opinionit publik nga ana tjetër, pasi vetëm transparenca, e cila është edhe thelbi i amendamentit të propozuar nga unë me shtimin e pikës 3, është kontributi më i mire për këtë raport, i cili duhet të priret gjithmonë nga konstruktiviteti që zgjidh problemet dhe përmirëson zbatimin praktik të legjislacionit.

Me. Ar

Next Post
Universitetet, një këshillë për të rinjtë

Kritika ndaj shefit të partisë, në Shqipëri mbetet tabú

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In