• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Loving Vincent”, filmi i parë në botë me piktura

by Aalison Pearse Stevens
14/03/2016 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pikturat e vajit të realizuara nga Vincent van Gogh japin ndjenjën se po lëvizin aq shumë– veçanërisht “A Starry Night” – saqë një ekip i artistëve dhe filmbërësve po mundohet t’i sjellë në jetë duke i shndërruar në film të metrazhit të gjatë. I cilësuar si “filmi i parë në botë i pikturuar tërësisht”, “Loving Vincent” përfshin më shumë se 100 piktura, të gjitha të realizuara në mënyrë marramendëse në stilin e van Goghut. Sipas medieve që kanë raportuar për këtë projekt, ajo që e bën “Loving Vincent” të veçantë dhe të dallojë nga të tjerët është fakti se secili kuadër në film është pikturë vaji, transmeton “Koha Ditore”. Dhe kjo është realizuar duke përdorur teknikat e njëjta që i ka përdorur vetë van Gogh. Ndërsa ajo që e bën rrëfimin interesant është intriga, tragjedia dhe historia inspiruese e vet piktorit.

Nën regji të piktores polake Dorota Kobiela dhe regjisorit Hugh Ëelchman (fitues i çmimit “Oscar” për produksionin e “Peter and the Wolf”), filmi eksperimental ka një kastë aktorësh që përfshinë Saoirse Ronan, Aidan Turner, Douglas Booth, Helen McCrory, Chris O’Doëd dhe Jerome Flynn.

“Ndonjëherë vjen diçka nën hundë dhe të godet në fytyrë. Ne kemi pasur këtë projekt në plan dhe më pas shkova në një ekspozitë të van Goghut dhe mbeta i habitur kur pashë rendin e njerëzve që prisnin të futeshin brenda. Aty kuptova se ne me të vërtetë duhet të realizojmë këtë film, dhe atë ta bëjmë menjëherë. Mendoj se veprat e van Goghut nuk janë të njohura për rininë tonë dhe kalojnë pa u vërejtur”, ka thënë Welchman për “Hollywood Repoter”.

“Popullariteti i tij është aty dhe na del se ka pasur një kthesë të errët të historisë, prandaj jemi gati që të mahnitim audiencën po aq sa janë mahnitëse edhe pikturat e tij”, ka shtuar ai.

Sipas Welchman, filmi është shumë kërkues dhe karakteristik, sepse ofron mundësinë që të bëhen pjesë e diçkaje të jashtëzakonshme.

“Loving Vincent” është një hulumtim që gjurmon jetën dhe vdekjen kontroverse të Vincent van Goghut, një prej piktorëve më të dashur në botë, rrëfimi i së cilit vjen përmes pikturave të tij dhe personazheve që jetojnë në to. Intriga shpaloset përmes intervistave me personazhet më të afërta të piktorit dhe nëpërmjet rikonstruksioneve dramatike të ngjarjeve që çojnë deri tek vdekja e tij.

Vincent Willem van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 dhe vdiq më 29 korrik të vitit 1890. Ai ishte piktor postimpresionist, puna e të cilit arriti të kishte ndikim në artin e shekullit XX. Veprat e tij përfshijnë portrete, autoportrete, peizazhe, përditshmërinë, dru ullinjsh, fusha të grurit dhe luledielli.

Puna e tij do të injorohej shumë nga kritikët e asaj kohe deri në vetëvrasjen e tij të supozuar në vitin 1890. Animacioni ambicioz mëton të sjellë historinë me ndikim, por edhe jetën me probleme të piktorit të njohur. Një ekip i madh piktorësh është inkuadruar që nga pikturat kryesore të piktorit të krijojë skena për film.

Tashmë nëpër rrjete sociale është publikuar traileri i filmit. Hapet me autoportretin e njohur të van Goghut, për të vazhduar më pas me skena ku shihen pikturat “The Stary Night”, “Portrait of Dr.Gachet”, “Irises”, “Bedrom in Arels”, “Wheatfield with Crows”, e shumë të tjera.

“Filmi sjell më shumë se 100 pikturat më të mira të van Gogut. Historia është nxjerrë nga 800 letrat e shkruara nga vetë piktori. Në letrën e tij të fundit Vincent do të shkruante: ‘E vërteta është se ne nuk mund të flasim ndryshe përveç me anë të pikturave tona’. Dhe kjo është ajo që po bëjmë – po lejojmë që pikturat e tij të shpalosin historinë që piktori e pati brenda në zemër dhe përfundimisht të rrëfejmë se çfarë i ndodhi atij”, shkruhet në sinopsisin e filmit.

“Do të jetë interesante të shihet nëse filmi do të arrijë që të thyejë barriera me metodën dhe stilin që është punuar në film të metrazhit të gjatë – të paktën si në trajler siç duket – sepse po duket se ka shumë për të kënaqur sytë”, ka shkruar portali “visualnews.com”.

 

Next Post

VIDEO/ I lodhur nga skenat e seksit dhe drogës, britaniku vendos kamera dhe...i hedh në web

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In