• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lotaria me kuponin tatimor, tre çmime çdo muaj, nga 50 mijë deri në 10 mijë euro

by Java News
07/10/2019 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të ulur sa më shumë evazionin fiskal, qeveria e re italiane ka vendosur të organizojë Lotarinë me kupona tatimorë, duke çliruar 7.2 miliardë euro nga evazioni fiskal.

Hedhja në treg e këtyre faturave “me fat” ka qenë një projekt edhe i qeverisë së kryeministrit Gentilioni, por që u shty disa here për shkak se kërkonte përdorimin e faturave elektronike të cilat do të fillojnë që nga muaji janar.

Po si do të funksionojë në Itali Lotaria me kupona tatimorë? Në secilën blerje do të lëshohet bashkë me kuponin tatimor edhe një biletë virtuale për të marrë pjesë në shorte. Fillimisht do të ketë tre çmime çdo muaj: Çmimi i pare do ketë vlerën prej 50 mijë eurosh, i dyti 30 mijë euro dhe i treti 10 mijë euro.

Prej vitit 2021 lotaria me kupona do të organizohet çdo javë por do të ketë edhe një short në fund të vitit 2020. Qytetarët mund  ti kontrollojnë në një faqe internet të dedikuar biletat e tyre dhe shortin

Në Europë sistemi i lojrave me kupona tatimorë organizohet edhe në shtete të tjera si në Maltë Portugali, Rumani dhe Sllovaki. Rezultatet kanë qënë të ndryshme, por qëllimi ka qënë i njëjtë, të zvogëlojë hendekun e TVSH-së, pra të zvogëlojë diferencën midis taksës së pritshme dhe asaj të grumbulluar

Malta, në vitin 1997 u bë shteti i parë në Bashkimin Evropian që nisi praktikojë lotarinë me kupona tatimorë. Aktualisht në vend po zbatohet një version i modernizuar, i aprovuar në vitin 2000, i cili siguron për fituesit fitim 100 herë me te madh se vlera e biletes fituese. Çmimet fitues nisin nga 200 euro minimalja e deri në 11 mijë euro. Kjo lëvizje ekonomiko-financiare ka qënë mjaftë e suksesshme po të kemi parasysh se vetëm në vitin 2013, blenë bileta lotarie rreth 36 milionë njerëz.

Në vitin 2014 ishte radha e Portugalisë të organizonte atë që ajo e quajti “Fati për Fat”. Fillimisht çmimet fituese ishin makina luksoze por me modifikimin e ligjit, tani lotaria organizohet çdo javë dhe çmimi fitues shkon deri në 35 000 euro, por me kusht që lojtarët të regjistrohen në faqen e internetit të Ministrisë së Financave Portugeze, gjë që rrit transparencën.

Rezultatet treguan se sistemi “Fati për Fat” kontribuoi në luftën kundër qarkullimit të parave të pa deklaruara;  vlera e arkëtimeve në buxhetin e shtetit u rrit nga 2 miliardë në vitin 2014 në 5 miliardë në vitin 2016.

Në Sllovaki sistemi i lotarisë me kupona nuk u pranua me të njëjtin entuziazëm si në shtetet e tjera. Fillimisht u regjistruan 8 milion euro të ardhura, kundrejt gati 3 milionëve që u përdorën për organizimin e shortit dhe për cmimin fitues, por në vitin 2015 balancat finaciare u përmbysën. Edhe në Rumani po zbatohet një lotari e tillë.

Ideja e lotarisë që do të realizohej me kupona tatimorë mund të funksiononte edhe në Shqipëri, pikërisht për të luftuar fenomenin e evazionit, sepse do t’i shtynte qytetarët të kërkonin tërheqjen e kuponit nga secili blerës, duke shpresuar që më pas të fitojnë gjatë shorteut.

Në vitin 2013 qeveria Rama filloi të vlerësojë mundësinë e organizimit nga shteti të lotarisë me kupona, por më pas për arsye të paqarta projekti u braktis. Tani shembulli i Italisë dhe vendeve të tjera që kanë regjistruar ulje të evazionit fiskal pikërisht falë kësaj lotarie, mund ta shtynte Shqipërinë përsëri drejt kësaj ideje inovative, duke e mundësuar tani përmes funksionimit të sistemit të faturimit elektronik.

g.kosovari

Next Post
BE përshëndet zgjedhjet: U rrit numri i votuesve, Kosovën e presin detyra të rëndësishme

BE përshëndet zgjedhjet: U rrit numri i votuesve, Kosovën e presin detyra të rëndësishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Qeveria miraton krijimin e sistemit SMIAL, të gjitha të dhënat për studentët nga regjistrimi deri te diploma në një regjistër unik

December 31, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

374 miliardë lekë deri në nëntor. Kredia zgjerohet pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

December 31, 2025
Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

December 31, 2025
CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

December 31, 2025
17-vjeçarja humbi jetën brenda pak orësh nga Meningjiti, 100 persona nën hetim epidemiologjik

Ndërrimi i viteve, Urgjenca: Jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë shëndetësore

December 31, 2025
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

“Masë parandaluese për forcimin e sistemit”, FMN: Bankat të ndërtojnë rezerva shtesë kapitali

December 31, 2025
Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

December 31, 2025
Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

December 31, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 31, 2025
Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com