• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lotaria Amerikane/ Nis sot aplikimi, ja 440 profesionet që ju kualifikojnë

by Java News
18/10/2017 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të përzgjidhesh në fazën e parë të lotarisë, nuk është garanci në marrjen e vizës. Kanë qenë jo të paktë ata, të cilët nuk janë kualifikuar gjatë intervistave duke humbur në këtë mënyrë mundësinë për të shkelur në “tokën e premtuar”.

PROFESIONET

Arsimimi dhe punësimi mbeten elemente kyçe, për të cilat, sikundër ka vënë në dukje edhe shefja e njësisë për vizat joemigruese në Ambasadën Amerikane Emily Enright, aplikohen standarde të larta. “Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve, as anëtarëve të familjes suaj, nuk do t’ju lëshohet vizë”, thuhet në udhëzim.

“PANORAMA” boton sot listën me 440 profesionet që kërkohen. Për t’u kualifikuar për një vizë në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni, brenda pesë viteve të fundit, dy vjet përvojë në një profesion, që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5.

Më herët, shefja e njësisë për vizat joemigruese në Ambasadën Amerikane u është drejtuar me një apel qytetarëve, që të lexojnë krahas emrit të profesionit, edhe përshkrimin. “Shumë njerëz e quajnë veten menaxher ndërtimi, vetëm sepse mbikëqyrin dy apo tre njerëz dhe menaxhojnë projektet e tyre.

Por përcaktimi ynë për profesionin e menaxherit të ndërtimit është dikush, që mund të ndërtojë ndërtesat sipas standardeve të rregullave të sigurisë, që mund t’i rezistojnë një tërmeti”. Rregulla specifike janë vendosur edhe për arsimimin. Aplikantët duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar, 9-vjeçar dhe i mesëm.

Në fazën e parë, kujdes duhet të tregohet me fotografinë, e cila duhet të jetë e këtij viti. Ndërkohë që do të penalizohen të gjithë ata, që do të guxojnë të aplikojnë më shumë se një herë në programin e vizave.

AFATET

Pas bllokimit të faqes, aplikimet për lotarinë janë rihapur sërish. Të gjitha regjistrimet e bëra në javën e parë të tetorit janë shpallur të pavlefshme dhe do të duhet të ribëhen nga e para. Nga sot pasdite, faqja do të jetë aktive, dhe sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë, periudha e regjistrimit do të zgjasë deri në 22 nëntor. /ma.me

Per te lexuar listen e profesioneve që kërkohen klikoni ketu

Next Post
FOTOT/ Rama: Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase mblidhen në Pogradec brenda vitit

FOTOT/ Rama: Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase mblidhen në Pogradec brenda vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In