• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lotaria amerikane, eksperti tregon hapat që duhet të ndiqni pasi jeni përzgjedhur: Mos gënjeni për…

by E S
05/05/2025 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e shtunë, më 3 Maj 2025 në orën 18:00 dolën përgjigjet e lotarisë amerikane. Për të gjitha ata shqiptarë, të cilët ishin përzgjedhur eksperti Ardit Hida në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ndau disa këshilla se çfarë hapa duhet të ndiqen më pas.

Hida tha se pas marrjes së përgjigjes, personi i përzgjedhur duhet që të bëjë një “CV të jetës”. Dokumentet kryesore që duhen janë: pasaporta, diploma e shkollës së mesme e përfunduar me kohë të plotë, vërtetimi i punësimit dhe deklarimi i të gjitha udhëtimeve jashtështetit që janë bërë në 5 vitet e fundit.

Në rastet se personi në fjalë është i martuar apo ka dhe fëmijë, duhet që të bashkëngjitë me të tijat dhe të gjitha dokumentet e pjesëtarëve të tjerë të familjes.

“Pasi një person ka parë se është përzgjedhur si fitues i lotarisë, gjeja e parë që duhet të bëjë është që duhet të mbledhë të gjitha të dhënat e veta dhe të familjes. Nëse është një person i martuar dhe me fëmijë, duhet të mbledhë të gjitha dokumentet që nga pasaportat, diplomat, vërtetimet e punësimit, pak a shumë një CV të jetës. Plus duhet të tregojë dhe udhëtimet që ka bërë në 5 vitet e fundit jashtështetit, sepse janë shumë të rëndësishme. Ambasada Amerikane ka këtë që e ka me vetëdeklarim çdo të dhënë që futet aty, por vërtetimi i deklarimit bëhet ditën e intervistës kur dorëzohet dokumentet fizike. Dokumenti kryesor që ka peshën më të madhe tek lotaria amerikane është diploma e shkollës së mesme. Po pate shkollën e mesme me kohë të plotë dhe po nuk pate probleme me drejtësinë nuk ke asnjë lloj pengese për të marrë vizën, përveçse numrit rendor. Numri rendor është shumë i rëndësishëm, pasi kur përzgjidhesh ke një numër që zgjidhet automatikisht nga sistemi, rastësor, që mund të jetë nga numri një e deri në plus infinit. Nëse ke një numër plus 30 apo 35 mijë, shanset për të marrë vizën janë të pakta.”

Pas mbledhjes së dokumenteve dhe deklarimeve, eksperti u ndal dhe tek intervista në ambasadë. Hida tha se është një fazë shumë e lehtë, nëse të gjitha dokumentet janë të rregullta dhe nuk ka përgënjeshtrime.

Ai u ndal edhe tek martesa pas marrjes së përgjigjes së lotarisë. Eksperti këshilloi që nuk duhet që të gënjehet kurrsesi për vërtetësinë e martesës, sepse në rastet se kjo marrëdhënie është krijuar vetëm për letra, atëherë konsiderohet si një shkelje e emigracionit dhe të dy personat digjen përfundimisht.

“Në fakt në ambasadë intervista është diçka shumë e lehtë, nëse je i rregullt me dokumentet. Po patë kushtet e shkollës edhe të mos kesh probleme me drejtësinë, normalisht duhet të përgatiten të gjitha dokumentet që çohen paraprakisht dy javë para intervistës dhe pastaj pyetjet janë shumë të thjeshta. Nëse je një çift i sapomartuar, pasi je përzgjedhur fitues dhe je martuar në këtë rast ke pyetje shtesë rreth lidhjes. Për të mbrojtur lidhjen tuaj që nuk është martesë për letra, sepse kjo është thyerje e ligjit të emigracionit. Nëse ka raste të tilla të dy digjen automatikisht gjithë jetën pastaj, prandaj nuk duhet që të gënjejnë.”

Duke u bazuar tek statistikat, Ardit Hida tha se numri i të përzgjedhurve për lotarinë amerikanë në Republikën e Shqipërisë ka rënë ndjeshëm në 3-4 vitet e fundit, që pas pandemisë.

“Për të marrë vesh se sa fitues janë këtë vit duhet të presim muajin Gusht, por duke parë eksperiencën time në vite, shikoj që në 3-4 vitet e pas pandemisë ka rënë numri i të përzgjedhurve. E kanë ulur dorën ata, kjo vlen për Shqipërinë. Numri total mbetet statik, sepse shikojnë dhe shtete të tjera, sepse shikojnë dhe shtete të tjera përveçse SHBA-së.”

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Pothuaj 200 mijë pritet ta dërgojnë votën me postë. Por rreth 1.6 milionë të tjerë në emigracion nuk do të votojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e shqiptarëve në Londër, ja pamjet nga tubimi

Protesta e shqiptarëve në Londër, ja pamjet nga tubimi

June 20, 2026
Rama tregon si po manipulohet opinioni publik: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë!

Rama tregon si po manipulohet opinioni publik: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë!

June 20, 2026
Dalin pamjet nga momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Dalin pamjet nga momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

June 20, 2026
Protesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

Protesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

June 20, 2026
Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

June 20, 2026
Republika e dyshimit

Republika e dyshimit

June 20, 2026
Protesta kthehet në biznes! Ja çfarë po ndodh në qendër të Tiranës (VIDEO)

Protesta kthehet në biznes! Ja çfarë po ndodh në qendër të Tiranës (VIDEO)

June 20, 2026
Izraeli zbaton armëpushimin në Liban, por nuk tërheq trupat nga pozicionet aktuale në terren

Izraeli zbaton armëpushimin në Liban, por nuk tërheq trupat nga pozicionet aktuale në terren

June 20, 2026
Corriere della Sera: Përplasje e fortë Trump–Meloni, shkëmbim akuzash për G7 dhe marrëdhëniet SHBA–Itali

Corriere della Sera: Përplasje e fortë Trump–Meloni, shkëmbim akuzash për G7 dhe marrëdhëniet SHBA–Itali

June 20, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“Bëhu gati për në birucë”, qytetarët sulmojnë Berishën pas thirrjes që u bëri demokratëve t’i bashkohen sheshit

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In