Portieri i Francës dhe Totenhamit Hugo Loris nuk heq dore nga alkoli, edhe pse policia angleze e ndaloi pak javë më parë ku i mori patentën dhe i vuri një gjobe te majme.
Pak dite më parë Loris u rikthye të flasë për ngjarjen e shëmtuar të ndodhur disa javë më parë kur përfundoi i arrestuar, pasi u ndalua nga policia londineze, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Portieri deklaroi se këto situata mund të përsëriten: “Sigurisht që mund të ndodhë sërish të hedh ndonjë gotë dhe të drejtoj makinën”, tha Loris.
Ndërkohë portieri francez i Totenhem, Hugo Loris, u rikthye në fushë këtë fundjave, duke mbrojtur portën e skuadrës së “gjelave të Francës” në ndeshjen miqësore ndaj Islandës.
/b.d