Kapiteni i Kombëtares ka bërë një selfie me Hysajn dhe Berishën duke e shoqëruar me një status “Krenar për djemtë tanë dhe karrierën e tyre, por definitivisht mbetem më i bukri” – shkruan Cana, si për ta konfirmuar personalisht, atë për të cilën veç talentit në futboll, të gjithë e komplimentojnë.
Aktualisht ekipi është i grumbulluar në Durrës ku vijon përgatitjet për ndeshjen me Serbinë.
