• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lorik Cana nis kursin për trajner dhe viziton Skënderbeun në Krujë

by Java News
22/10/2016 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, rekordmeni i ndeshjeve me të, Lorik Cana, po kalon jo pak ditë në Shqipëri, për shkak se po ndjek kursin përkatës të UEFA-s për trajner. Duke shfrytëzuar këtë moment, kohën e lirë, ngaqë nuk është i angazhuar me ndonjë skuadër për momentin, të paktën deri në janar, Cana po viziton vende të ndryshme të atdheut, për të cilat ka lexuar, por do t’i prekë me dorë.

Kështu ka bërë edhe së fundi, teksa ka marrë rrugën për në Krujë, në muzeun e Gjergj Kastriot, Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, i cili përbën për të, si për çdo shqiptar, një burim frymëzimi e krenarie. Ai ka vizituar të gjitha pavionet e këtij muzeu, ku ka lënë edhe përshtypjet e tij në librin përkatës.

Loriku njihet si një nga ambasadorët më të mirë shqiptarë në botë, për vite të tëra, sa luajti futboll, ndërsa tani nuk ngurron të japë mendimin e tij për çështje të mprehta, që i ndajnë ende shqiptarët në disa shtete. Dihet tashmë se gjakovari ka përfunduar studimet “part time” edhe për Histori, në Universitetin e Tiranës, duke përmbushur më tej njohuritë mbi të shkuarën e shqiptarëve.

Më herët, ish-kapiteni kuqezi ka pohuar: “Gjithmonë, kur kam qenë i vogël, pavarësisht se jam nga Kosova, kam patur dëshirë që të luaj për kombëtaren shqiptare.

Është një gjë fare normale. Përderisa për ne lojtarët nga Kosova nuk parashikohej ndonjë kombëtare tjetër, dëshira për të luajtur me kombëtaren shqiptare vjen në mënyrë natyrale dhe me një lloj patriotizmi brenda, që secili duhet absolutisht ta ketë.

Ndërkohë që lidhjet e mia me Shqipërinë janë të shumta. Që kur kam ardhur për herë të parë në Shqipëri, në vitin 2002, miqtë e mi më të afërt dhe më të ngushtë i kam këtu. Ndërkohë që në Kosovë kam shumë familjarë, rrethi më i afërt, familja ime jeton në Gjakovë, por miqësinë më të ngushtë dhe më të afërt e kam në Tiranë.

Në jetë kam pasur disa interesa të ndryshme, që nuk kanë lidhje fare me futbollin. Gjithmonë kam qenë i apasionuar pas historisë dhe veçanërisht historisë së popullit shqiptar, dhe ky drejtim më ka orientuar më pas, drejt disa pasioneve të tjera siç janë arkeologjia, etimiologjia etj, por nuk kam kohë të mjaftueshme për t’u angazhuar. Kur të mbaroj me futbollin dua të kem një orientim në Histori, pse jo, sepse mua më pëlqen, dhe ndoshta mund të angazhohem më shumë në këtë drejtim”./ Telesport

cana

Next Post
125-vjetori i shkollës së parë shqipe të Vashave

125-vjetori i shkollës së parë shqipe të Vashave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In