• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lorik Cana i prerë: Kundër çdo lloj dhune, sidomos ndaj rendit e pronës publike

by Java News
12/12/2020 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio ishte i ftuart në linjë telefonike kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.

Cana është ish-futbollisti i kombëtares dhe një emër i njohur për të gjithë, sidomos për sportdashësit.

Gjatë një interviste me Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbani, ai u pyet se çfarë mendimi kishte për këto trazirat që kanë përfshirë Tiranën.

“Në fakt unë këto dy-tre ditët e fundit kam qenë në Shqipëri dhe dje në darkë jam kthyer në Itali dhe kam qenë duke u marrë me punët e ‘Champions League’ dhe me ‘Fondacionin’.

Ngjarjen e kam parë nëpërmjet rrjeteve sociale, më pas kam parë lajmin në televizor dhe kam marrë me qindra mesazhe nga njerëzit…

Të nesërmen isha pak më shumë i përfshirë me ngjarjen dhe patjetër që dua të dal me një mesazh për të kërkuar drejtësi për Klodianin.

Në këtë rast jemi fokusuar te veprimi i një efektivi të policisë, i cili ka bërë një gabim fatal, një gabim të rëndë që i ka kushtuar jetën një djali të ri.

Sa i përket protestës, absolutisht jam kundër çfarëdolloj dhune, sidomos kur ka të bëjë me dhunë ndaj pronave publike e rendin…

Jam i sigurtë që do të vendoset drejtësia, djalin nuk e kthejmë dot mbrapsht, sigurisht më e vështirë është për familjarët e tij, por kemi një procedim që nuk mund të ndodhë më se kjo mund t’i ndodhë çdokujt prej nesh, kështu që thjesht të urojmë që kjo të mos ndodhë më dhe të mësojmë nga ky rast”, tha ai.

Loriku rrëfen gjithashtu se ka qenë gjithmonë i matur politikisht, pa u përfshirë shumë në çështje të tilla.

Sipas mendimit të tij, ky rast nuk duhet të përdoret nga politika, duhet të merret vendimi dhe gjykimi i duhur për krimin, kjo është drejtësia e vetme.

“Ky është një rast shumë i rëndë, që duhet të merret vendimi i duhur dhe të mësojmë nga kjo për të ecur përpara”, shton Cana.

Next Post
Protesta në Tiranë/ Policia kontroll të rinjve në rrugët e ish-Bllokut

Policia e Tiranës konfirmon plagosjen e efektivit të krimeve nga një kapsollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com