• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lorenc Vangjeli: “Zgjedhjet që përcaktojnë fatin e 4 burrave”

by Java News
22/08/2020 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Intervistoi Blerina Gjoka

Vjeshta politike duket se do të jetë e ashpër, ku nuk do të ketë vetëm deklarata të forta mes kundërshtarëve, por edhe një “lojë shahu” për të fituar në tavolinë banuse që më vonë mund të përkthehen në çelës fitoreje në zgjedhjet e ardhshme; dy prej tyre janë Kodi Zgjedhor, sipas marrëveshjes së 5 qershorit, por edhe ndryshimet kushtetuese. Si parashikohet të veprojnë palët në Këshillin Politik?

Përveç asaj që ka dhënë Perëndia çdo vit, nuk ka pasur ndonjëherë vjeshtë të butë në Tiranë. Palët gjejnë arsye për t’u ndeshur për çdo gjë dhe gjithçka, sipas parimit, çfarë vjen nga kundërshtari është e ligë dhe duhet luftuar. Tiranën e kushtëzon raporti qesharak mes shkopit dhe daulles. Njëri vepron dhe tjetri reagon duke buçitur. Nuk ka shah, sa kohë lëvizjet nuk shkojnë përtej pasojës që ndjek shkakun dhe asgjë tjetër. Me të gjitha gjasat, kjo vjen nga pamundësia për të folur për ide, për të debatuar për mendime dhe për të përplasur opinione. Individët që mund ta bëjnë një gjë të tillë janë më pak se gishtat e duarve të dy marangozëve fatkeqë. Shumica dërrmuese e atyre që paguhet për të bërë politikë, flasin për njëri-tjetrin, reflektojnë njëri-tjetrin dhe ndjekin njëri-tjetrin me më pak fantazi se kalamajtë e lojës e ka kush e ka. Gjëmojnë individin, por jo çfarë ai thotë dhe si e thotë. Nëse Edi Rama do të thoshte se uji është lëng, shumica dërrmuese e opozitarëve të tij do ta kundërshtonin duke thënë se uji është gjithçka tjetër e mundshme, përveçse lëng. Nëse Lulzim Basha do të pohonte se ajri është gaz, pa dyshim që shumica dërrmuese e njerëzve përballë tij do të ngulmonin se ajri është gjithçka tjetër përveçse gaz. Parë me këtë sy, debatet mes palëve do të jenë të ashpra, por normale në anormalitetin tradicional të vendit. Por ka edhe një detaj tjetër që nuk duhet harruar: në Tiranë asnjëherë nuk duhet vënë bast për atë që duket në shikim të parë. Kush duket se urren për vdekje, dashuron me shikim të dytë.

Ndërsa forcat politike janë në lojë, kemi thuajse në mënyrë permanente edhe përplasjet e kreut të shtetit me qeverinë. A do të ndikojë edhe ky “konflikt” me ulje ngritje edhe në frymën e fushatës së ardhshme zgjedhore?

Lexo edhe :  Shokojnë shkencëtarët: Covid-19 erdhi në Tokë nga hapësira

Përkundër formës dhe frymës që është e gabuar, në thelb ky është konflikti i duhur. Madje, edhe një konflikt i dobishëm dhe i nevojshëm. Nuk është normale që në një republikë parlamentare të ketë përplasje të tilla mes zyrës së presidentit dhe mazhorancës. Por që nga shkurti i vitit të kaluar, me djegien e mandateve të vetë opozitës, është krijuar një boshllëk i frikshëm opozitar, i cili sipas ligjeve të politikës apo dhe të fizikës, nëse gjykoni, do të nxitonte të mbushej me diçka tjetër. Imagjinoni që edhe me teprimet, relativizimet, armiqësinë dhe shëtitjet me Kushtetutë e mbi Kushtetutë, të kishte ndodhur e kundërta. Imagjinoni sikur të kishte paqe mes tyre. Do të ishte një gjë e tmerrshme, qoftë për palët, qoftë për vetë demokracinë. Në një vend si Shqipëria, ku mazhorancat janë të plotfuqishme dhe mekanizmat e kontrollit ndaj tyre janë defektozë, shumica e teprimeve që prodhojnë opozitat, janë një ushtrim normal dhe i dobishëm për vendin. Gjithçka bëhet edhe më e qartë më pas kur zbritet në plan personazhesh, pra kur bëhet fjalë për Edi Ramën dhe Ilir Metën. Kardiograma e marrëdhënieve të tyre është tejet e komplikuar dhe e kushtëzuar nga një fakt paradoksal: edhe pas më shumë se 20 vjetësh që bashkëjetojnë në të njëjtin ambient me njëri-tjetrin, ata nuk e njohin njëri-tjetrin. Edi Rama e Ilir Meta janë dy të panjohur të mëdhenj për njëri-tjetrin. Sepse ata janë të gatshëm të besojnë jo çfarë u sheh syri, por çfarë u pëshpërisin në vesh, jo çfarë prekin me dorë, por çfarë u servirin në tavolinë. Nuk i besojnë logjikës minimale, por udhëhiqen nga instinkti maksimal. Zgjedhin të jenë robër të pasionit dhe ndjenjës dhe jo produkte të logjikës dhe arsyes. Nëse ata do të përdornin të gjitha shqisat, sot do të ishin së bashku në pushtet dhe një mandat i tretë apo edhe i katërt i të majtës, nuk do të vihej në dyshim. Kjo nuk do të ishte një gjë domosdoshmërisht e mirë për vendin dhe demokracinë, por do të ishte një fakt i mezindryshueshëm. Qoftë dhe për arsyen se miqësia e tyre praktikisht do ta fuste pluralizmin në koma, armiqësia mes tyre është minimalisht e dobishme dhe maksimalisht e domosdoshme. Ilir Meta po plotëson dhe po mbush boshllëkun e lënë nga opozita, duke dhënë mundësinë që vetë opozita legale të kuptojë se djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale, janë fatura që do të vazhdojë t’i paguajë. Dhe shumë madje. Ka vetëm tri momente me të cilat mund të gabohet vetëm një herë, parashutisti që nuk hap parashutën, virgjëresha që nuk i mbyll këmbët dhe politikani që në demokraci zgjedh të tërhiqet dhe të mos e luftojë betejën politike. Kjo lloj aksiome shpjegon se pse deri më tani opozita nuk po ngjitet lart në humorin e publikut, edhe pse ende nuk i ngjit morali që i predikon publikut si virgjëreshë e sapoardhur në Tiranë.

Lexo edhe :  EMRAT/ OFL “zbarkon” në Korçë, katër persona duhet të deklarojnë pasurinë

Duke marrë në konsideratë gjendjen në të cilën ndodhet vendi, i ndikuar edhe nga pandemia apo nga pasojat e rënda të tërmetit tragjik të vitit të kaluar, a pritet që këta dy faktorë të ndikojnë edhe në zgjedhje?

Vota e publikut shqiptar është pak më e ndërlikuar se kaq. Përjashto një fetë gjithmonë e më të hollë votuesish që sido që të vijnë rrethanat, do të votojnë me tifozerinë e përcaktuar që nga viti ‘90, përjashto dhe një shtresë gjithmonë e më të gjerë të shoqërisë që është neveritur nga arkaizmi e amatorizmi i politikës, përjashto gjithashtu brezin e emigrantëve që gjithnonë e më shumë i lidh me Shqipërinë vetëm vera e pushimeve dhe prindërit e moshuar, tipologjia e votuesit të ri është një enigmë. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të votojnë të rinj të datëlindjes së viteve 2000. Janë rreth 200 e ca mijë votues. Atyre komunizmi u duket përrallë, 97-n e dinë film hollywood-ian dhe Parlamentin një tendë cirku ku shfaqen UFO qesharakë. Ky lloj projektzgjedhësi ngjan me prindin e tij, po aq sa ngjan një flutur me larvën që e ka sjellë në jetë. Shumë më të ditur se prindërit e tyre, por me veset e tyre si trashëgimi, të prirë drejt të mirave të kësaj bote, por pa urinë që bën të vraposh drejt së mirës, të programuar, por të dorëzuar në shumicë te pragmatizmi, me shumë më tepër ambicje sesa vullnet për t’i realizuar ato, me ëndrrën për të qenë më mirë të fundit në fshat evropian sesa të parët në Tiranë si qytet, ata janë identiteti i ri, i papërshtatshëm dhe i papërputhshëm me Shqipërinë e tranzicionit ku lekët, vullnetin dhe shtetin i drejtojnë gjyshërit e tyre. Kush i fton ata që në zgjedhje dhe kush merr votën prej tyre, kush afron sharm interneti dhe jo sherr mejhanesh, do të ketë një shans të shtuar vitin tjetër. Pjesa tjetër është histori. Së paku, deri më sot, në Shqipëri nuk është votuar pro, por është votuar kundër. Vota nuk ka pohuar, por ka mohuar. Votuesi nuk ka shkuar në kuti për hir të dashurisë, por është shtyrë nga urrejtja. Pak rëndësi kanë bilancet dhe logjika. Vitin tjetër do të vendosë më shumë forma se përmbajtja. Dhe ky është një paralajmërim.

Në të gjitha rastet, duke marrë në konsideratë të shkuarën, e cila thuajse ka qenë identike, a do shkojnë palët drejt një konfliktualiteti të dukshëm dhe në fund të duhet ndërhyrja ndërkombëtare për “marrëveshje të orëve të fundit”, apo këtë herë ndërkombëtarët po vënë në provën finale klasën tonë politike, deri ku mund të arrijë?

Më shumë se një marrëveshje mes palëve në konflikt dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve për një marrëveshje të minutës së fundit, parashoh se do të ketë një marrëveshje mes palësh pas zgjedhjeve. Ajo që do të shohim në gushtin e ardhshëm, sot mund të ngjajë si fantashkencë, por ka shumë gjasa të ndodhë. Deri edhe një bashkëqeverisje me një bazë shumë më të gjerë sesa do të diktojnë shifrat e votimit. Ideja se në Bruksel nuk i zë gjumi se kush do të qeverisë në Tiranë, dhe se në Uashington zgjohen me idenë se kush do të qeverisë Tiranën, është përralla që tregohet në Tiranë për të vënë në gjumë budallenjtë e padobishëm.

Përtej logove apo formacioneve politike, cili pritet të jetë roli i liderëve apo individëve më influentë politikë, si Rama, Basha, Meta dhe Veliaj?

Do të jetë një ndeshje interesante, ku sërish asgjë nuk është ashtu siç duket. Kryesisht miqësitë dhe armiqësitë mes njerëzve që kanë qenë kryetarë bashkie dhe të vetmit që ka provuar presidencën; mes njerëzve që kanë provuar të jenë kryetarë partie dhe një tjetri që është në radhë; mes njerëzve, nga të cilët dy kanë kuptuar peshën e zyrës së kryeministrit dhe dy të tjerëve që tentojnë të shkojnë aty; mes njerëzve që vijnë kur të tjerëve iu duket se po ikin dhe ikin kur duket se janë duke ardhur. Vetëm këta të katërt dhe një pakicë dramatike, më pak se gishtat e duarve të dy marangozëve fatkeqë, janë politikanë dhe luajnë politikë. Kusuri tjetër që mbetet, ka me politikën po atë lidhje që ka sharra e drurit me muzikën klasike. Dhe në një rast të tillë nuk është koha për të shpresuar se do të dëgjohen tinguj harmonikë dhe jo zhurma groteske, si ato të cirkut të UFO-ve nga Albania./Fjala.al

Next Post
Njihuni me tiparin tuaj negativ sipas shenjës së Horoskopit

Horoskopi/Ja shenjat që do të bëhen të pasur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In