• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lorenc Vangjeli: Saimir Tahirit i ulërinin hormonet e moshës, por i kërkonin të bënte kriminelët të ulërinin!

by
08/02/2022 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në Klan News, mbrëmjen e sotme, për të folur rreth aktualitetit politik në Shqipëri lidhur me ngjarjet e fundit, ishte analisti Lorenc Vangjeli.

Vangjeli komentoi dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, teksa u shpreh se qoftë edhe 1 ditë e vetme burg për një politikan, është ndëshkim pasi përmban fajësi morale, politike dhe penale.

I pyetur nëse Rama ka të bëj me rastin e Tahirit, Vangjeli u përgjigj se kryeministri nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj interesi. Sakaq, ai u shpreh se ‘Saimir Tahirit i ulërinin hormonet e moshës, por i kërkonin të bënte kriminelët të ulërinin.’

“Për një politikan edhe 1 ditë e vetme në burg është ndëshkim, sepse ka fajësi morale, politike dhe penale. Nëse për një qytetar te thejshte duhet një prove, në politikë edhe perceptimi shumë shpesh është prove. Tahiri është shpallur prej kohësh fajtor. Emri i tij është i lidhur me atë që e quani kanabizimi i vendit dhe tashmë ky korelacion është krijuar dhe ai e ka marrë këtë lloj fajësie. Ai është larguar nga forca që përfaqësonte edhe forca është larguar nga ai. Kur hapet dera e qelisë për 1 ditë 1 muaj apo 1 vit, këta flasin dhe duket se operojnë për së gjalli në mishin e tjetrit, por a di cfarë vetmie ka në ato 4 muret? Sa e largët duket ajo ditë kur je jashtë? Të gjithë këto lepurushat kanë filluar të bëjnë prova e të përdorin vetëm shampo të lëngshme. Këtu në tiranë ka vetëm një rradhë, që presin ‘Kujt do t’i vijë radha’. Ka shumë lepurusha që janë hequr si padron në këtë vend. Përsa i përket Ramës nuk ka gisht dhe nuk ka pasur interes. E vetmja gjë ishte se një nga personat më të afërt të tij u dënua. Mirëpo, Saimir Tahirit i ulërinin hormonet e moshës, por i kërkonin të bënte kriminelët të ulërinin. Pra, ishte vetëm 30 vjec,”- u shpreh Vangjeli.

Sa i përket Presidentit Meta, analisti tha se këtu ka një keqkuptim të madh dhe se Rama është personi më i pa interesuar për të shkarkuar Metën, ndërsa Meta mezi pret të bëj atë që di të bëj më mirë, politikanin.

“Varet nga këndvështrimi. Kam përshtypjen se ka një keqkuptim të madh. Personi më i pa interesuar për të shkarkuar Ilir Metën është Edi Rama. Nga ana tjetër, Ilir Meta mezi pret të vij java e 3-të e korrikut. Ai mezi po pret të bëj atë që di të bëj më mire, të jetë në rrugë të bëj politikanin,”- tha ndër të tjera Vangjeli.

I pyetur nëse do ta dëmtonte shkarkimi Metën, Vangjeli tha se Meta është ende shumë i ri për të bërë hesape të tilla.

“Ilir Meta është ende shumë i ri për të bërë hesape të tilla. Sot për sot në tiranë është vetem një person që I bën këto llogari, dhe ai është zoti Sali Berisha. Politikanët tanë nuk e mendojnë faktin që në këtë dynja është vetëm dicka e përjetshme që është perkohshmërija,”- u shpreh Vangjeli.

/b.h

Next Post
Djali i iku në Gjermani një ditë para/ Si u lajmërua policia për vrasjen me thikën e bukës të gruas në Fier

Djali i iku në Gjermani një ditë para/ Si u lajmërua policia për vrasjen me thikën e bukës të gruas në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

January 31, 2026
Restaurimi i afreskut në Bazilikën e vjetër në Romë shkakton debat, një nga engjëjt i “ngjan” Giorgia Melonit

Restaurimi i afreskut në Bazilikën e vjetër në Romë shkakton debat, një nga engjëjt i “ngjan” Giorgia Melonit

January 31, 2026
Droni tradhtoi organizatën shqiptaro-greke, zbulohet rrjeti i trafikut të drogës në Kampusin Universitar të Athinës

Droni tradhtoi organizatën shqiptaro-greke, zbulohet rrjeti i trafikut të drogës në Kampusin Universitar të Athinës

January 31, 2026
Kur debati publik shndërrohet në urrejtje: përballë agresionit ideologjik dhe intimidimit

Kur debati publik shndërrohet në urrejtje: përballë agresionit ideologjik dhe intimidimit

January 31, 2026
Shiste kokainë në qendrat tregtare, arrestohet shqiptari! Gjykata e dënon në kohë rekord

Shiste kokainë në qendrat tregtare, arrestohet shqiptari! Gjykata e dënon në kohë rekord

January 31, 2026
Dyshohet se kanosi 2 persona, në kërkim i riu në Shijak. Policia i gjen municion luftarak në banesë

Dyshohet se kanosi 2 persona, në kërkim i riu në Shijak. Policia i gjen municion luftarak në banesë

January 31, 2026
Shkak një defekt i rëndë në linjat e tensionit të lartë, Ukraina dhe Moldavia goditen nga ndërprerje të energjisë

Shkak një defekt i rëndë në linjat e tensionit të lartë, Ukraina dhe Moldavia goditen nga ndërprerje të energjisë

January 31, 2026
Dhunuan një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtuan automjetin, procedohet 44-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

Dhunuan një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtuan automjetin, procedohet 44-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

January 31, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

January 31, 2026
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In