• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lorenc Vangjeli: Rama duhej të votonte kundër, Berisha të ishte në seli dhe t’i nënshtrohej si Çeçoja hetimit të SPAK

by A R
09/01/2024 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Lorenc Vangjeli i ka përmbledhur të gjitha skandalet e fundit politike në emrin e kryeministrit Rama.

I ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, Vangjeli shprehet se kryetarit të opozitës Sali Berisha i është bërë padrejtësi duke mos e lënë në hetim në gjendje të lirë, ashtu siç funksionojnë shtetet demokratike në botë. Sipas tij, po të njejtin fat duhet ta kishte edhe kryetari i Bashkisë Himarë Fredi Beleri.

“Dalim në një gabim thelbësor, që është i parlamentit dhe kryesisht i mazhorancës, ose me emër dhe mbiemër të përveçëm, i Edi Ramës si kryeministër.

Edi Rama do të duhej në seancën kur u kërkua leja e parlamentit për arrestimin e z. Berisha ta refuzonte. Parlamenti është pushteti kryesor në këtë vend i cili do të gjykonte që në këtë fazë të hetimit do të ishte e pamundur ose e pavlefshme, jopropocionale masa ndaj deputetit Berisha, liderit Berisha, qytetarit me imunitet Berisha, t’i lihej rrugë e lirë hetimi sepse kjo ka të bëjë me një gjë tjetër që është shumë herë më  e rëndësishme. Nëse bëhet fjalë për reformën në drejtësi, pjesa më e lehtë ishte të shkruaje arkitekturën e saj, të shkruaje ligje. Mendësia është shumë  e vështirë për të ndryshuar. Të shkruash reformën nuk do të thotë që je reformator. Këtu, Rama i pari, Dumani i dyti dhe po ju përmend dhe një emër tjetër që do e dëgjojmë shpejtë në këtë histori sepse është pjesë e sistemit, kryetari i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Do të duhet dhe janë të ndëshkuar të sillen si reformatorë për të ndryshuar një mendësi totale, këtu përfshirë dhe zotin Beleri. Nuk është burgu qëllim në vetvete, duhet të ishte masa e fundit. Ajo që është shqetësuese është që në të gjithë botën ka presion për të mbrojtur të drejtat e njeriut, vihet individi në qendër  dhe gjithë shoqëria e  bën këtë presion në emër të individit. Ne jemi komplet në të kundërt. Shoqëria bën presion, burg thotë.  Mbi këtë logjikë edhe Beleri duhet të ishte në liri sot, do të duhet të ishte betuar  dhe të vazhdonte hetimi normalisht. Në këtë logjikë edhe Berisha do të duhet të ishte në seli dhe jo në shtëpi, në këtë logjikë nuk duhet të ishte në arrati edhe Ahmetaj por të ishte në Tiranë dhe të përballej me hetimin, e kështu me rradhë.”

/a.r
Next Post
Keni një ide inovative për teknologjinë? Bashkia e Tiranës hap thirrjen për gjimnazistët

Keni një ide inovative për teknologjinë? Bashkia e Tiranës hap thirrjen për gjimnazistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com