• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në një ditë më se të zakonshme cirku

by Java News
16/10/2015 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Një denoncim i një grupi qytetarësh në ish-bllok vuri në lëvizje policinë dhe një personazh mjaft i njohur lokalisht (tek hallexhinjtë që denoncuan) u vu në pranga. Ishte një tip që kishte pushtuar një sipërfaqe toke që e përdorte si parking dhe shtrëngonte me forcën e pamundësisë për të bërë ndryshe, gjithë banorët që të paguanin për makinat e tyre.

E shpjeguar kaq thjeshtë, kjo është një fabul që dëshmon gjithë Shqipërinë e tranzicionit. Tabela famëkeqe: “Eshtë tokë e zënë” apo e dialektuar ndryshe cep e më cep vendit, “Osh tok e xanun”, është çfarë ka ndodhur kudo dhe me gjithçka. Sipas standartit që në fund të fundit, paguan vetëm i dobti dhe i forti vetëm se bëhet edhe më shumë i tillë, e në rritje e sipër, i rritet edhe respekti që merr nga të tjerët, edhe oreksi për t’u rritur më shumë.

Garipi i Tiranës u arrestua, do të bëjë pak ditë ose muaj burg, në rastin më të keq për të, dhe më pas do të dalë në liri. Më pas, me të gjitha gjasat mund të bëjë po të njëjtën gjë. Të detyrojë të tjerët të paguajnë për të. E meqë i ndodhi njëherë, mund ta arrestojnë sërish. Por kjo pak rëndësi ka. Sepse ai kishte dhe do të ketë rëndësi vetëm për një grup të vogël banorësh që duke nisur nga kjo javë e bënë të paguajë mirë atë.

Eshtë një tjetër kategori uzurpatorësh. Nga ata që kanë rrëmbyer toka në bregdet apo në mes të Tiranës e në skaj të saj, janë ata që kanë vënë gardhe në det dhe kanë zaptuar pyll e liqene. Janë ata që i kanë kafshuar oborret shkollave dhe kanë ngrënë terrenet sportive. Janë ata që qeshin kur fakirët ndëshkohen për 5 mijë lekë energji të papaguar, që gajasen kur i “thyejnë” brinjët kushëririt të këtij fakirit të parë meqë shet lëng molle pa kasë fiskale dhe vetë rrjedhin miliona tatime të papaguara dhe bëjnë evazion pafund. Zakonisht, si rregull pa ndonjë përjashtim domethënës, kësaj kategorie nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë dhe shkel e vë nën këmbë gjithëkënd. Që nga polici që as guxon t’i afrohet, e deri tek ai që paguhet që mos ta lejojë atë të gajaset.

Në fillim Njeriu i Dronit, tani edhe Njeriu i Gurit në autobuz.

I pari i arrestuar për armëmbajtje pa leje, por i shndërruar në personazhin e lavdishëm për të cilin duhet standart i ri i të dhënit drejtësi.

I dyti gjithashtu me armë në brez, pretendon se është kërcënuar nga serbët që kanë premtuar t’ja presin kokën. Kërkon mbrotje nga shteti e deri atëherë vendos të mbajë armë ose të shkojë të kërkojë azil politik në perëndim.

Eshtë vetëm një ditë me histori të marra. E premte mbas të enjtes, kur edhe njëherë si përherë kryeministri i morri përpara me batuta, edhe maskiliste e me dy kuptime, gjithë kundërshtarët e tij.

Eshtë një ditë e zakonshme e premtja. Vetëm pak nga këto histori dëgjohen dhe kanë fatin të dalin në ekrane apo në media. Ndërkohë publiku shkelmohet dhe grushtohet për histori me qindra milionë euro të zhdukura. Kush ka shpresë pret. Buka vërtet nuk është aq sa duhet, por cirk ka me shumicë.

Next Post

E tallën se ishte e varfër, letra e vajzës para vetëvrasjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Kupës së Botës

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Kupës së Botës

July 7, 2026
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In