• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lorenc Vangjeli: Meta, dy herë presidenti më i mirë për Ramën

by A R
01/02/2022 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e shkarkimit nga detyra të Presidentit Ilir Meta pas vendimit të Parlamentit të legjislaturës së kaluar, që miratoi me 104 vota shkarkimin e tij.

Por për analistin Lorenc Vangjeli, seanca në fjalë nuk do të prodhojë gjë tjetër vetëm fjalën ‘procedurë’. Për emisionin Kontrast në Report TV ai paralajmëroi se pikërisht kjo procedurë nis nga fakti që presidenti ka paditur një anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër, Vangjeli tha se Edi Rama është njeriu më i painteresuar për shkarkimin e presidentit dhe se ky i fundit është dy herë më i mirë për Ramën.

“Një drejtësi e kapur është fatkeqësi për të gjithë vendin. Një drejtësi e paaftë është gjithashtu fatkeqësi, por që edhe mund të zgjidhet. Momenti kur ka edhe një mision politik, kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë.

Ne ende e krahasojmë produktin e reformës në drejtësi me atë që kishim projektuar me shpresat tona. Më 1 shkurt është një ditë vërtetë e rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese. Fjala kryesore do të jetë sërish ‘procedurë’ dhe sipas procedurës unë mund t’ju paralajmëroj se ka të bëj me faktin që Presidenti i Republikës ka kërkuar procedim disiplinor për njërin prej anëtarëve të trupës, zonjën Fjona Papajorgji. Sipas Kushtetutës ky procedim bëhet në KPA. Por vetë KPA-ja ka precedent të mëparshëm ku ajo kërkon që para se ajo vetë të thotë fjalën e saj, vetë trupa e Gjykatës Kushtetuese duhet të marrë nëj vendim. Pra për zonjën Papajorgji fillimisht duhet të shprehen vetë kolegët e saj. Nesër fillon ‘procedura’…

Edi Rama ka pasur dy herë të drejtë kur ka folur për Ilir Metën si president. Kur ka thënë që ‘është presidenti më i mirë për opozitën’ dhe sot kur thotë se ‘mund të jetë presidenti më i mirë për Partinë Socialiste’. Vazhdon të jetë Edi Rama njësoj si më parë të iniciojë procedurën për shkarkimin e zotit Ilir Meta. Por që atëherë e gjer tani është shqiptari më i painteresuar që kjo procedurë të shkojë gjer në fund. Dhe mbi të gjitha për të kuptuar diçka që është mbi Ilir Metën: Idea se është shkelur Kushtetuta por kjo shkelje nuk është e rëndë, precedent që mund të shkarkohet një president përtej asaj që ofron ligji, do të ishte sot e mot shpata e Demokleut mbi një institucion të zgjedhur nga një shumicë kushtetuese dhe i cili do të ishte gjithë kohës i fustruar nga idea e asaj që do të ndodhte” – tha Lorenc Vangjeli.

 

Next Post
Përfundimi i mandatit të gjyqtarit Gani Dizdari/ Gjykata e Lartë hap procedurën e aplikimit

Nis beteja e Metës në 'Kushtetuese'/ Dervishaj: Gjyqtarëve u ka mbaruar mandati, në dyshim paanshmëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

November 10, 2026
“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

November 10, 2026
Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

November 10, 2026
“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

November 10, 2026
Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In