• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lorenc Vangjeli: Berisha kërkon shpagim, hakmarrja i vetmi motiv kundër Bashës

by
20/10/2021 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillimet brenda Partisë Demokratike janë futur në një fazë përplasjesh të forta. Berisha ka zbritur në bazë dhe duket se po i merr territor Bashës, i cili deri tani aktivitetin e tij e ka kushtëzuar në aksin e shkurtër Parlament-zyrë. Megjithatë Basha ka filluar të çlirohet disi duke iu kundërvunë Berishës. Kush prej tyre deri tani është më në avantazh?

Ka një keqkuptim absurd me atë që po ndodh. Është keqkuptimi mes asaj që duket dhe asaj që është duke ndodhur në të vërtetë. Nuk është thjesht një binom Basha-Berisha që po ndeshen. Po të shihet si e tillë e gjithë dinamika brenda PD-së, edhe përfundimet janë të gabuara. Përballë Bashës dhe PD-së zyrtare apo edhe legale, nëse mund të quhet i tillë institucioni i regjistruar në gjykatë, është Berisha dhe gjithë të tjerët që kanë frymëzim antiBashë. Në atë front të madh që e bashkon Berisha, gjen nga të gjitha ngjyrat. Aty janë rreshtuar demokratë të sinqertë që tek Basha shohin projektimin e humbjes në vijimësi të partisë së tyre, të tjerë që nuk lexojnë dot një projekt fitues nga kryetari i partisë, janë të rreshtuar bidealistë, por edhe hatërmbetur, të painformuar për çfarë ngjet, por dhe të llogaritur që besojnë se tek turbullira mund të fitohet ndonjë gjë vetjake kur të kullohen ujrat, ka dhëmbë të shkulur nga Lulzimi, por dhe klientë qelie. Po kështu ndodhen edhe njerëz që besojnë tek “sovraniteti”, neokomunistë qesharakë dhe “antikolonialistë” të vjetër, përgjigjen në apel anarkistë dhe mazokistë, anti Rama dhe të dëshpëruar, ka nga ata që i jane mirënjohës Berishës dhe nga ata që shohin tek ish-kryeministri lavdinë e të shkuarës dhe pushtetin dhe armën që vret Bashën, nga ata që besojnë tek emocionet e deri dhe qytetarë që kanë qejf të dalin në lajmet televizive. Basha i ka kundër të gjithë këta dhe nuk do të kishte asnjë shans nëse ky proces do të kishte ndodhur gjatë fushatës së tij për rizgjedhje në PD apo nëse Berisha nuk do të kishte litarin në fyt dhe gjylen amerikane në këmbë. Në të gjitha rastet Basha e ka të vështirë sepse ka përballë dikë që nuk ka më asgjë për të humbur, edhe pse tani ai vetë është në avantazh. Avantazhi më i madh i Bashës është sepse ai po shitet ashtu siç nuk është: prezantues i zgjedhjes amerikane në PD, ndërsa Doktori si kundërshtar i Uashingtonit. Në fakt beteja e tyre qe zhvillohet gjithashtu nën flamurin amerikan që e mbajnë të dy, është tipike ballkanase. Eshtë hilja për pushtet dhe hakmarrja për hir të pushtetit.

Vetë Basha dhe mbështetësit e tij në grupin parlamentar afishojnë çdo takim me përfaqësues të huaj, edhe të niveleve politike të ulëta. Është taktikë e Bashës për të treguar se “ka mbështetje ndrërkombëtare”?

Patjetër që është kështu. Të enjten në Kuvend Basha duke u “zënë” me Ramën, në fakt i trashte zërin Berishës. Sikur Basha të kishte qenë kushdo tjetër në vend të tij, sikur Lulzimi të kishte parashutuar të mërkurën në darkë në Tiranë, pra, në mungesë të historisë dhe karrierës së tij, në podium do të dukej se po fliste një tribun popullor dhe një ofertë e mirë politike përballë kryeministrit. Por fjalët dhe veprat e Bashës kanë një distancë më të madhe se Shqipëria e sotme me satelitët e nesërm të premtuar nga Rama. Basha është bashkëfajtor për të gjitha deformimet e sistemit dhe bashkëpërfitues vetjak nga të gjitha deformimet e tij. Me partnerët e huaj, Basha ndjek të njëjtën strategji, por ata janë realisht aleatët e tij në këtë moment. Por edhe sa kohë do të vazhdojë të jetë kështu? Këtë nuk mund ta thotë dot askush sa kohë që ai vetë dhe Doktori apo edhe shumëkush tjetër, ndryshojnë nga njëri-tjetri në detaje, por janë te njëjtë në thelb.

Në PD po ndodh një lloj “katarsisi” tentativë për hapje, rithemelim në baza ideologjike dhe hapje për të rritur demokracinë brenda partisë, apo një lufte për të marrë “vulën e kryetarit” nga Berisha dhe Basha?

Eshtë lufta tipike për hakmarrje. Eshtë shumë më pak se të gjitha këto që thuhen për qëllimet e Berishës, i cili eshtë një njeri që pretendon se ka bërë gjithçka për dikë dhe ka marrë në ditën më të keqe mosmirënjohjen e përfituesit të vetëm të gjithçkaje që ai ka bërë. Tani Berisha e urren Bashën me shumë sesa Ramën sot apo Nanon dje. Dhe për fat të keq, urrejtja është karburant i mjaftueshëm për të vënë në lëvizje shumëçka në Shqipëri, shumë më shumë sesa dashuria. Mohimi ka shumë më shumë rëndësi sesa pohimi. Zhurma adhurohet më shumë sesa muzika. Berisha u mposht nga karma; i bënë atij vetë atë që ai jua ka bërë të gjithëve në vite. Në të njëjtën mënyrë. Me të njëjtat mjete. Me të njëjtën arrogancë.

Flamur Noka, deputet i PD është gati për titullin “non grata” nga partia e tij. Tërheqja e vëmendjes është një lloj largimi. Nëse do të largohen edhe deputetët e tjerë që kanë dalë kundër Bashës, çfarë pritet të ndodh në PD, e cila është forca e vetme përballë qeverisë? Dhe nëse humbim PD, çfarë ndodh në një shtet që forca mbetet vetëm në dorë të mazhorancës?

Skenari më i keq, të cilin Shqipëria e ka jetuar së paku në dy vjetët e fundit, është delegjitimi i opozitës. Askush në Tiranë nuk sheh të nesërmen e zgjedhjeve atë që shqiptarët e votojnë si një nga institucionet më të rëndësishëm të demokracisë që është opozita. Të gjithë rendin të shohin se çfarë humori ka kryeministri dhe cilët do të jenë ministrat duke harruar se një qeverisje pa opozitën e duhur, është e destinuar të jetë gjithmonë vulnerabël. Me këtë opozitë që ka sot Shqipëria, Edi Rama largohet nga pushteti vetëm kur t’i mërzitet pushteti. Sepse Rama e di më mirë se kushdo që për të dhe qetësinë e socialistëve të tij është më mirë Salianji se Saliu, pavarësisht se në të gjitha rrethanat, Saliu është më i ri, më i mirë dhe më i dobishëm sesa Salianji. Për fat të mirë, nuk mbaron këtu. Ka shumë gjasa që një aktor tjetër, një pushtet tjetër të ekuilibrojë dhe të kushtëzojë të nesërmen jo vetëm të disa individëve, por dhe raportet e pushtetit. Sistemi i drejtësisë, ende larg përkryerjes dhe forcës që do të donin krijuesit e tij që të kishte, do të jetë ndoshta injektimi i adrenalinës për një shoqëri gjysmë të përgjumur. Ai mund të zgjojë të vërteta të thjeshta që i dinë të gjithë, por që nuk i përmend pothuaj askush: të vërtetën e hidhur se armiqtë më të këqinj të shqiptarëve, janë vetë shqiptarët që e kanë qeverisur në mënyrën më të ligë të mundshme këtë vend në më shumë se një shekull.

Intervistoi: Fernanda Cenko, Fjala.al.

Next Post
U emërua zv.ministre nga Rama, kush është Enkelejda Muçaj që drejtoi Avokaturën e Shtetit

U emërua zv.ministre nga Rama, kush është Enkelejda Muçaj që drejtoi Avokaturën e Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

January 11, 2026
Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

January 11, 2026

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

January 11, 2026
“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

January 11, 2026
Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In