• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 13, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Basha në rrethim, mes helmit të Ramës që e provokon dhe Ballës që i kërkon hetim

Lorenc Vangjeli by Lorenc Vangjeli
15/11/2020 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përballja e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë dhe tollovia politike në Tiranë. Si do të ndikojë Komisioni i Posaçëm Parlamentar i kërkuar nga mazhoranca dhe “akuzat morale” ndaj Bashës si përkthyes i hetuesve ndërkombëtarë që kërkonin në Kukës dhe Mat burgjet e UÇK-së dhe “shtëpinë e verdhë”… Analizon për gazetën “Fjala”, analisiti Lorenc Vangjeli.

– Taulant Balla kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-n. Për se kjo nisme e mazhorancës dhe sa vlerë politike apo juridike ka kjo nismë?

-Kjo është lëvizja klasike politike, në të cilën ka rëndësi jo rezultati, por procesi. Jo destinacioni, por rruga drejt tij. Pavarësisht se çfarë thuhet, si justifikohet kërkesa, si gjykohet qëllimi dhe konteksti kohor në të cilin ajo bëhet, ngritja e një komisioni të tillë hetimor është  thikë me vetëm dy presa për objektin real të tij, kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Për një pafundësi arsyesh, qoftë juridike, qoftë morale, Lulzim Basha nuk është fajtor për atë që ka ndodhur pothuaj 15 vjet e kusur më parë. As nuk kishte rol dhe as nuk ishte në gjendje të ndikonte në rrjedhën e atyre ngjarjeve. Ishte një djalosh 30-vjeçar, që në rastin më të keq, mund të ketë dëshmuar zell shumë më shumë ndaj punës së tij të përditshme dhe rrogës së përmuajshme, sesa të ketë gjykuar se puna e tij i sillte ndonjë dëm vendit të tij. Komisioni hetimor është shfaqja-grackë, në të cilën ai ka vetëm një shans të shpëtojë: të dalë i humbur në të gjitha rrethanat.

Zoti Basha humbet si në rastin kur do të thotë ai vetë dhe të tijtë që nuk e njohin këtë krijesë të dobët të Rama-Ballës. Se kanë dalë nga parlamenti sepse nuk i njohin legjitimitetin atij. Ai do ta refuzojë totalisht komisionin hetimor dhe kjo është ajo që do të ndodhë. Por ky refuzim do të jetë karburanti që do të shërbejë për ditë të tëra për makinerinë e maxhorancës që do ta akuzojë për fajtor, si në rastin e vrasjeve në Bulevard, që do t’i kujtojë shmangiet e tjera nga hetimi, si në rastin e rrugës së Kombit dhe si të papërgjegjshëm, si në rastin e drejtimit të bashkisë së Tiranës me mandat të grabitur.

Ekziston si probabilitet, por nuk ka asnjë shans të ndodhë, që zoti Basha të shpjegojë vetë rrethanat dhe rolin fare minor që ka pasur në një histori të tillë. “Terxhumani”, nuk ka faj”, nëse citohet lirisht Kadareja tek Dimri i Madh. Faji i Lulzim Bashës si ish-përkthyes është se e prezantoi veten në Tiranë, si “shpikës” i gjuhës së ndërkombëtarëve në Kosovë. Në një rast të tillë ai thjesht ka mëkatin e të qënit mitoman, si shumë nga ata shqiptarë të tjerë krejt të pafajshëm, që mbas kthimit nga emigracioni, tregojnë histori me miliona të fituara, me dhjetra miliona të shpenzuara në histori dashurie dhe me universitete që shkulnin leshtë e kokës për gjenialitetin e riatdhesuar.

Pra, në të dy rastet, me një zinxhir të tillë të kalkuluar ngjarjesh, shkak-pasojë, Balla i ka të gjitha arsyet që t’a plotësojë me një rresht simpatik antiLul CV-në e tij përpara Edi Ramës dhe Edi Rama ka një subjekt më shumë për tëitter.

-Në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj katër drejuesve të UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të akuzuar për krime lufte. Një prej akuzave janë edhe materialet për raportin e Dick Marty. Kush do të jetë fati i tyre dhe sa vlerë ka qëndrimi i komisionit të posacem parlamentar shqiptar?

-Nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Nëse të huajt, sidomos në rastin e gjykatave, do të dëgjonin se çfarë llahtarish thonë shqiptarët për njëri-tjetrin, nëse do të kishin ndonjë vlerë morale dhe juridike akuzat e përbindshme që në Tiranë dhe në Prishtinë politikanët i drejtojnë njëri-tjetrit, ata do të ishin më fajtorë se nazistët në Nuremberg.

Fatmirësisht, kjo nuk ndodh dhe fatmirësisht shumëçka thuhet në Tiranë e Prishtinë nga shumica e politikanëve shënohet nga burokratët e ambasadave si indicije dhe komentohet si barsaletë nga diplomatët.  Sot, e gjithë elita e çlirimtarëve është nën proces dhe ky është një lajm i lig. Por si të gjitha të këqiat, kjo e ligë do të sjellë gjithashtu në të gjitha rastet një rezultat pozitiv. Me shumë gjasa asgjë nga akuzat nuk do të verifikohet dhe Thaçi dhe ish-bashkëluftëtarët e tij, me të cilët shpesh u nda dhunshëm në paqe, do të fitojnë një çertifikatë pafajësie.

Dyshimet penale mbi ta, me gjasë kanë qenë një barrë që i ka shoqëruar në vitet e paqes, duke i bërë ndoshta edhe të shantazhueshëm, edhe vulnerabël në rrethana të caktuara. Në këto kushte ka vetëm një rrugë: procesi duhet të shkojë deri në fund. Edhe në skenarin më të zi, nëse provohet fajësia e tyre, ky është një akt që nuk cënon as UÇK-në dhe as kapitullin e fundit të varrosjes së ish-Jugosllavisë nacionalkomuniste.

Në Kosovë nisi dhe në Kosovë u mbyll ai eksperiment i dështuar gjeopolitik që kërkoi të ngrejë dhunshëm një çati të përbashkët mbi realitete të ndryshme etnike e më gjerë. Nga ana tjetër, disa ide që hidhen nga Tirana dhe Prishtina, të cilat sugjerojnë tërheqjen e njëanshme të Kosovës nga juridiksioni i gjykatës së Hagës, kanë më pak vlerë se një lëkurë bananeje e shkelur. Që nuk vlen si ushqim, por mund të kushtojë një rrëzim. Ajo është kura idiote që nuk shëron problemin siç pozojnë “patriotët” e zemëruar me ndërkombëtarët, por vret pa mëdyshje pacientin lokal.

-Kryeministti Rama ka atakuar së fundmi liderin e PD Lulzim Basha për “përgjegjësi morale”, sepse, sipas tij ka qenë përkthyes i hetuesve ndërkombëtar që kryen ekspertiza në Kukës dhe në Mat për çështje të cilat po përballen me akuza edhe ish krerët e UÇK-së. Si e komenton këtë përplasje?

Lulzim Basha, në mënyrë shumë të çuditshme, ka një përqasje fatale me ekstremet që afron fati. Me fatin e mirë që i ka dhënë një karrierë të jashtëzakonshme politike që as vetë nuk e kishte menduar dhe fatin e lig që i ka rezervuar takime fatale që në një vend normal, do të kishin varrosur çdo karrierë politike.

Formalisht Rama ka të drejtë. Qoftë dhe vetëm si dëshmitar, qoftë dhe vetëm si një vidë e parëndësishme e një mekanizmi që as sot nuk kuptohet si ka funksionuar, prania e zotit Basha në misionet faktmbledhëse në Shqipëri, nuk është gjë e mirë. Ajo mund të shërbejë si shkak për të mos e zënë ndonjëherë gjumi, si makth për t’u zgjuar herë pas here nga gjumi, por nuk krijon asnjë ngarkesë morale që t’i vrasë gjumin. Puna në ato organizata ndërkombëtare nuk është turp, siç duan të thotë ca për hir të hesapeve të sotme. Përkundrazi!

Ato nuk kanë qenë armiq as të Kosovës dhe as të shqiptarëve. Kur Rama e provokon me kinse përgjegjësinë morale, thjesht bën politikë. Dhe politikisht ai e ka rrethuar kundërshtarin e tij me një rreth të fortë akuzash duke nisur, sipas kryeministrit, me maninë e tij për të futur dorën në xhepin e shtetit, (rruga e Kombit), kryerjen e krimit penal, (pushkatimi pa gjyq i demonstruesve), përfitues i mallit të grabitur, (bashkia e Tiranës), financues dhe përfitues nga lidhje të dyshimta me rusët (paratë e lobimit në SHBA), shantazhues i bizneseve të mëdha (betejat me oligarkët dhe vilat e tij të supozuara). Kjo është mënyra e Ramës që duket se parapërgjigjet: qeverisjet janë vulnerabël nga korrupsioni dhe si të tilla ato korrigjohen nga votuesi, por problem më i madh është opozita e korruptuar që vret shpresën e votuesit!

I gjithë ligjërimi i Ramës me subjekt Bashën, në mënyrë paradoksale, megjithatë nuk ngjan si betejë për jetë a vdekje. Si sfidë që Rama ja drejton Bashës. Në fakt ka diçka që nuk bind në tonin, në teatralitetin, në batutën e zgjedhur e të hedhur që e shndërron të gjithë luftën në tjetër gjë. Kjo është e gjithë arsyeja që e bën duelin mes kryeministrit dhe mtonjësit të mos ketë shijen dhe zhurmën e shpatës në mish, por të ngjajë më shumë si një tentativë dashurie me dhunë! Kur njëri ndjek pas tjetrin se do dhe tjetri që ikën me vrap që ta shohin të tjerët kur bën sikur nuk do!/ Intervistoi Fernanda Cenko / Fjala.al

Next Post
Gjendet i mbytur në pus 89-vjeçari nga Korça, dyshimet e policisë

Gjendet i mbytur në pus 89-vjeçari nga Korça, dyshimet e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Pekini/ “Djepi i Diplomatëve” që mësojnë shqip

Pekini/ “Djepi i Diplomatëve” që mësojnë shqip

April 13, 2021
Reja publikon listën për nëntorin/ Ja cili rikthehet në Kombëtare

Nga Qaka te Balliu/ Disa nga lojtarët që parashikohet të ikin nga Shqipëria

April 13, 2021
“SPAK duhet të ketë mbi 50 prokurorë”/ Murrizi: Mos të merren me gjobat e mushkave por me ne

Ftesë nga PD/ Murrizi e tregon hapur: S’kam pse shkoj, do kthehesha vetëm me lista të hapura 100%

April 13, 2021
Gjykatës së Lartë i shtohen 4 gjyqtarë. Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën

Ambasadorja e SHBA e hapur: Mos e shisni votën, mos u përpiqni ta blini. Do shkoni në burg

April 13, 2021
Pse nuk vaksinohet? Meta: S’kam pasur ofertë, unë e kam kaluar COVID kur u vra…

Analisti: Pse Ilir Meta që po lufton ashpër në Vlorë dhe Durrës

April 13, 2021
Prokurorja “e hekurt” përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

E quajti ‘ikonë të krimit’/ KLP nesër vendos për ‘ndëshkimin’ e Bashës pas sulmit ndaj prokurores Imeraj

April 13, 2021
Gjithmonë kopjac, gjithmonë një hap pas…

Basha në Kavajë premton ‘statusin e gazetarit’ dhe mirëfunksionim të RTSh

April 13, 2021
Arben Pëllumbi: Më 25 prill, PS do të hyjë për të siguruar 71 mandate e vetme

Databaza e të dhënave personale/ Sekretari i PS: Nuk e kisha parë kurrë, kemi shumë vullnetarë!

April 13, 2021
Zgjedhjet/ Këngëtari i njohur Doda krah Manastirliut: Në zemër të Tiranës

Zgjedhjet/ Këngëtari i njohur Doda krah Manastirliut: Në zemër të Tiranës

April 13, 2021
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ilir Meta nuk na “turpëron” si President, por si banditi që do të prishë zgjedhjet

April 13, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In