• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Suksesi, akti që shtohet kur pjestohet

by Java News
06/01/2016 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

“Kush e çliroi Shqipërinë? Enver Hoxha në krye të një bande tradhëtarësh”! Barsaleta cinike e viteve 80-të me këtë pyetje-përgjigje, rrekej të shpjegonte gjysëm shekulli histori. Dhe shpjegonte se çfarë kishte ndodhur me gjithë atë grup individësh që i erdhën Shqipërisë si revolucionarët fitimtarë të luftës dhe u shndëruan, vit mbas viti në vida, dado, shkopa dhe rripa e rrypa transmisioni të diktaturës. U bënë xhelatë dhe pastaj viktima të xhelatëve. Erdhën si heronj dhe përfunduan të ekzekutuar, burgosur, internuar apo dhe vetvrarë nga komandanti i tyre ish-revolucionar i luftës. Dhe ky ishte një proces me fare-fare pak përjashtime. Deri sa në mes të viteve 80-të, numëroheshin me gishtat e dorës partizanët e mbetur gjallë në qeverisje bashkë me Hoxhën që qeveriste me terror e unitarizëm.

Një nga shkaqet e shumta të këtij krimi mbi krim dhe në thelb, të gjithë krimit të ngritur në sistem në Shqipëri dhe si rregull edhe në vendet e tjera të ish-Lindjes komuniste, qëndronte paranoja e çuditshme: suksesi i personalizuar, është sukses i shtuar!

Domethënë, në sa më pak qafa të varej medalja e trimfit apo triumfeve, në sa më pak xhaketa të ngulej dekorata e meritës apo meritave, aq më triumfator ishte Çezari komunist dhe aq më i merituar ishte Mesia ateist.

Ish-Lindja e kuqe, gjithashtu për shumë arsye, për shkak të traditës, për shkak të funksionimit të sistemit të ri, për shkak të funksionimit më të shpejtë të parimeve universale të ndarjes, kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe institucioneve të tyre, e të tjerë e të tjerë, u shkëput shumë më shpejt se Shqipëria nga kjo lloj trashëgimie. Dhe si në Perëndim, herë në formë dhe herë në përmbajtje, ajo përqafoi me stimë tjetër qasjen për suksesin dhe dështimin. Për triumfin dhe disfatën.

Edhe suksesi, edhe triumfi janë ndoshta të vetmet aktet njerëzore që shumëfishohen kur pjestohen.

Që rriten kur ndahen.

Dhe pikërisht kjo qasje, që diku mund të marrë emrin konsensus, diku mund të afrohet me fjalën tjetër kompromis apo dhe dialog për të gjetur konsensus dhe kompromis, afron një shans më shumë pikërisht për vetë suksesin.

Shqipëria ngjan se është e fundit edhe në këtë kuturisje për modernizimin dhe demokratizimin e shoqërisë së saj, e cila ende ka individë që pranojnë të humbasin një sy, me kusht që fqinji t’i humbasë të dy.

Ndoshta këtu mund të gjenden shkaqet e shumë humbjeve, disfatave e dështimeve që vendi ka pësuar edhe në vitet e pluralizmit. Të parit e gjithçkaje me syzet e pushtetit që ndan vetëm dy ngjyra, bardh e zi, errëson perspektivën dhe nuk e bën më të bardhë të shkuarën e afërt apo të largët. Duke nisur që nga viti i largët 1991, kur vendi nisi të reformonte mundimshëm vetveten, kur po përpiqej të rikrijonte shtetin e të drejtës dhe një shoqëri të lirë, kush ishte poshtë (në opozitë) lutej që të dështonte dhe anasjelltas, kur ndërroheshin ngjyrat në qeverisje, opozita lutej që qeverisja të shkonte në disfatë. Ky ka qenë rregulli i pandryshueshëm për lart e poshtë mes një të majte e një të djathte që pak ndryshonte në thelb njëra nga tjetra.

Shembujt për ta formalizuar këtë gjë janë të pafundëm. Ende nuk ka një strategji të përbashkët kombëtare e politike që të ketë konsensus të plotë, të qëndrueshëm dhe serioz mes gjithë faktorëve vendimmarrës në vend. Ende nuk ka ende një pikë të përbashkët që të gjitha palët që të kenë dakortësi dhe që edhe kur janë poshtë (në opozitë), e shkojnë lart (në pushtet), të vazhdojnë punën aty ku e la paraardhësi. Synimi për integrim për në BE dhe ombrella e sigurisë së NATO-s, më shumë se produkte të politikës shqiptare, janë pjesë e diktuar nga orientimi i vetë publikut.

Ka një shpresë – sepse shpresë për kthesë ka gjithmonë – që reforma në drejtësi të bëjë përjashtimin e lumtur nga rregulli. Që gjithkush të kuptojë se me reformën e sistemit të drejtësisë fitojnë të gjithë. Siç ishte slogani i hershëm i triumfit të PD-së njëzet e ca vjet më parë. Edhe pse e ardhmja e vendit nuk nis nga dita e miratimit të saj, siç pretendonte dikur slogani gjysëm romantik i kushtetutës së vitit 1998: “Këtu fillon e ardhmja”!

Reforma në drejtësi është rasti i artë që suksesi rritet duke u pjestuar me të gjithë faktorët që do të duhej ta garantonin atë. Dhe si rrjedhojë, pushteti dhe opozita, veç e veç dhe të dy së bashku, do të jenë njëherë njëri dhe njëherë tjetri më komplementarë me njëri-tjetrin. Pushteti do të jetë më i fortë nëse ndahet, ekuilibrohet dhe kontrollohet dhe opozita do të jetë më legjitime nëse kontrollon, ekuilibron dhe qorton evropianisht pushtetin.

Shpesh një gjë e tillë është rrugë e gjatë, ngjan si rrugë në viset e ëndrrave. Në Tiranë ka pasur pafund shembuj kur dikush, individ apo forcë politike ka tentuar në ëndrrat e tij që të matet me tangërllikun e vetes dhe nuk ja ka dalë. Fundja, këtë lloj dështimi e dikton vetë sistemi. Përkohshmëri dhe përkorësi. Gjithçka tjetër është vetëm një barsaletë cinike që thjesht do të acaronte gjithë dynjanë dhe do ta bënte Shqipërinë të dukej si një vend të pushtuar nga shqiptarë të këqinj.

Next Post

Ja çfarë kërkon secila shenjë e horoskopit në një lidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In