• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Loredana thyen heshtjen: Paratë nuk janë marrë me dhunë. Mozzik: Mediat na sulmuan ndërsa të vërtetën nuk e dinin

by Java News
10/05/2019 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Loredana Zefi ka thyer heshtjen për akuzën për mashtrimin e çiftit zviceran. Reperja në një deklaratë për shtyp për mediat kosovare është shprehur se paratë janë dhënë me dëshirë nga ana e çiftit zviceran duke mohuar akuzat se i kanë marrë me kërcënime apo mashtrime.

“Jam këtu për shkak se po xhiroj një videoklip. Nuk kam arsye për të shtyrë xhirimet. Mbas mediave që kam lexuar unë mund të them që disa gjëra janë ndryshe. E rëndësishme për mua është që ju të dini se prej asnjë personi nuk janë marrë pare me dhunë, mashtrime dhe kërcënime. Këto para janë marrë me vullnet të palës tjetër. Ngjarja ka filluar në 2016 ku unë nuk kam qenë e përfshirë dhe nuk dija gjë për këtë rast. 

Në 2018 anëtarët e familjes Zefi më kanë treguar që në 2018 është mundësia për tyë mbyllur rastin. Nuk e di se çfarë kanë bërë këto persona mes tyre dhe pse nuk është mbyll çështja. Në 2018 kur mora vesh për rastin isha në gjendje ti ndihmoja dhe palën time, që familja ime është mbi të gjitha nuk më intereson media, muzika kur bëhet fjalë për familjen time. Kjo është familja e ime, jam e kënaqur dhe gjithmonë do i jem besnike familjes sime në kohë të mira dhe të vështira. Jam rrit në familje të madhe me 7 vëllezër dhe 2 motra, jam e vogla. Dhe babai na ka mësuar se asgjë nuk është më e shtrenjtë se familja. 

Rasti do sqarohet dhe ma merr se këto fjalë kanë për të ndryshuar, është e vërtetë se kam dhënë deklaratë në polici por nuk jam burgosur asnjëherë. Kam dhënë deklaratën dhe bashkëshorti im më ka pritur jashtë. Prokurori më lejoi të shkoja në shtëpi, ku ishte vajza ime dhe jetën e vazhdova normalisht. Paret nuk janë marrë me dhunë, kërcënime apo mashtrime. Pala tjetër e ka pranuar dhe e ka bërë me dëshirën e saj”, tha ajo.

Nga ana tjetër reperi, Mozzik, i cili është bashkëshorti i Loredana Zefit, në konferencën për media që është duke u mbajtur në Prishtinë, ka thënë se çka do që të ndodhë me rastin e Loredanës, ai do t’i qëndrojë afër asaj, pasi e ka grua dhe se ende e vërteta nuk ka dalë në shesh.

“Unë jam pranë mediave gjithmonë, nuk jam person që ju fy, edhe pse shumica prej juve keni shkrujt, jeni mundu me me na njollos, moralin që e kemi kriju vetëm me punë edhe me sukses”, tha Mozzik.

“Loredanën e kam gru, e kam një fëmijë me të, dhe çka do që ndodhë unë kom me qenë me to, me përkrahë”, tha Mozzik.

Ai në fund iu drejtua mediave duke thënë se kanë shpërthyer me shkrime, duke mos e ditur të vërtetën se çka ndodhur realisht.

g.kosovari

Next Post
Dita e Drejtësisë/ Gjonaj: Ndërmjetësimi dhe drejtësia sociale do t’i japin zgjidhje mosmarrëveshjeve

Dita e Drejtësisë/ Gjonaj: Ndërmjetësimi dhe drejtësia sociale do t'i japin zgjidhje mosmarrëveshjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

September 23, 2026
Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

September 23, 2026
Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

September 23, 2026
Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

September 23, 2026
Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

September 23, 2026
Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

September 23, 2026
“Mirënjohje popullit të Kosovës”- Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

“Mirënjohje popullit të Kosovës”- Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

September 23, 2026
Tirana pret të dielën ‘Tiranathlon’, ja 4 rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe linjat urbane që do devijojnë

Tirana pret të dielën ‘Tiranathlon’, ja 4 rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe linjat urbane që do devijojnë

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com