Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, e pranon se nuk do ta ketë aspak të lehtë në ndeshjen e së dielës ndaj Kombëtares shqiptare, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.
“Më shqetëson gjithçka. Është një nga ekipet që është rritur më shumë. Kanë mposhtur kampionët e Evropës dhe Francën”, ka deklaruar Lopetegui në programin radiofonik “El Larguero de la SER”
“Tani luajnë për llogari të tyre në ndeshjet ndaj të mëdhenjve dhe kanë mbështetjen e një shteti të tërë nga pas”, ka theksuar ai.
Por, përveç ekipit, Lopetegui po e shqetëson edhe diçka tjetër: “Fusha nuk do të jetë në gjendje të mirë sepse ka rënë shumë shi”, ka deklaruar ai. /a.m.











