• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Londra shpall sistem të ri emigracioni për vitin 2021

by A R
21/02/2020 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompetenca profesionale, njohuri të mira të anglishtes dhe një ofertë pune: Përmes sistemit të pikëve qeveria britanike pas Brexitit do të kufizojë imigrimin e forcave të huaja të punës duke stimuluar të kualifikuarit.

Britania e Madhe pas daljes nga BE-ja do të përqendrohet më fort tek forcat e kualifikuara të punës nga jashtë vendit dhe njëkohësisht do ta ulë numrin e imigrantëve të pakualifikuar në vend. Sistemi i ri me pikë i imigrimit sipas modelit australian do të nisë më 1 janar 2021, sikurse komunikoi ministrja e Brendshme Priti Patel në Londër. “Ne do t’i japim fund lëvizjes së lirë, do të rivendosim kontrollet në kufijtë tanë dhe do të kujdesemi për prioritetet e njerëzve”, deklaroi Patel. Ajo e quajti këtë si një “moment historik”.

Pikë plus për profesionet me vende vakante

Për të marrë në të ardhmen një vizë pune, kandidatët duhet të dëshmojnë, se kanë kompetenca të veçanta, njohin gjuhën angleze dhe duhet të paraqesin se kanë një ofertë pune, sikurse është parashikuar në propozimet e qeverisë. Në këtë drejtim do të ndihmojë aplikimi i sistemit me pikë, që garanton maksimumi 20 pikë në rast, se paga vjetore është minimumi 25.600 Paund (30.820 Euro). 20 pikë të tjera shtohen, nëse dëshmohen “kompetencat e duhura” ose njohuritë e anglishtes në “nivelin e kërkuar”.

Brexit: kërkohet urgjentisht personel

Të kualifikuarit në profesionet me vende vakante mund të marrin pikë shtesë. Gjthsej aplikantët duhet të grumbullojnë të paktën 70 pikë. Sipas sistemit të ri, prej të cilit një pjesë e madhe njihej qysh më parë, do të trajtohen njësoj të gjithë të huajt si nga vendet e BE-së edhe ata nga vendet jashtë BE-së. Prioritet për qeverinë kanë forcat e punës me aftësi të veçanta dhe talent, ndër ta shkencëtarë dhe inxhinierë. Konsiderohet e sigurtë, që parlamenti do ta mbështesë sistemin e ri të imigracionit, sepse konservatorët Torie të kryeministrit Boris Johnson kanë atje shumicën.

Planet kanë hasur në kritikat e ashpra të opozitës dhe shoqatave të sipërmarrësve. Sipas mendimit të partisë opozitare Laburiste për shkak të “mjedisit armiqësor” në të ardhmen do të jetë më e vështirë të gjesh forca pune. Shoqata britanike e Industrisë, CBI i përshëndeti disa prej rregullave, por tërhoqi vëmendjen për pasojat negative ndër të tjera për sipërmarrjet e ndërtimit, spitalet dhe degën e industrisë ushqimore.

Wanted: personel në shërbimin mjekësor

Sindikata Unison tërhoqi vëmendjen për një “katastrofë” në sektorin e kujdestarisë. Kryesisht në klinikat britanike qysh tani mungon personeli. Në Britaninë e madhe jetojnë rreth 3,2 milionë shtetas të BE-së. Shifra e saktë nuk njihet, sepse në vend nuk ka një sistem regjistrimi. Më 31 janar 2020 pas 47 vjetësh antarësi Britania e Madhe doli nga BE-ja. Deri në fund të këtij viti vlen një fazë tranzicioni, përgjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar do të qendrojë në tregun e brendshëm të BE-së dhe në unionin doganor.

/a.r

Next Post
“Meta kërkon të eklipsojë Bashën! Po bën prova se çfarë do të bëjë, pasi të ikë nga Presidenca”

"Meta kërkon të eklipsojë Bashën! Po bën prova se çfarë do të bëjë, pasi të ikë nga Presidenca"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In