Britania është përfshirë nga paniku për sulme të mundshme terroriste.
Policia në Londër ka bërë të ditur se kanë konstatuar një “objekt metalik” të dyshimtë në kopshtin e një shtëpie në lagjen Hampstead.
Disa rrugë janë bllokuar nga kordonët e policisë të cilët po kontrollojnë zonën, por edhe objektin e gjetur për të cilin besojnë se mund të jetë bombë, shkruan DailyStar.
Aktualisht kanë dalë nga përdorimi edhe autobusët urban të vendit./a.m.