• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Londra dhe paratë e pista

by
30/07/2015 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliarda dollarë para të pista nga të ardhurat e krimit – sidomos nga Rusia – janë duke u pastruar nëpërmjet tregut të pasurive të patundshme në Londër, thonë veprimtarët e anti-korrupsionit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga kryeqyteti britanik, qeveria ka premtuar ta godasë këtë praktikë.

Gjatë pesë viteve të fundit, vlera e pasurive të patundshme në Londër është rritur me 42 për qind. Aktivistët thonë se ajo është ushqyer pjesërisht nga paratë e “pista” nga të ardhurat e krimit – që janë duke u pastruar nëpërmjet blerjes së pronës.
Në një program televiziv të kohëve të fundit me titull “Nga Rusia me Para”, aktivisti i anti-korrupsionit Roman Borisovich tregon se ai u hoq si  ministër i qeverisë ruse, në kërkim të blerjes së pronave me paratë e vjedhura. Ai tregon se takoi disa agjentë të pasurive të patundshme në Londër dhe të gjithë ishin të gatshëm t’ia shisnin pronat.

“Ata ishin të gjithë të etur për të realizuar shitjen edhe kur u thashë se  paratë ishin për të blerë ilaçe për të sëmurët dhe se unë i kisha vjedhur. Por ata nuk donin t’ia dinin.”

Të gjitha agjentët sugjeruan blerjen e pronave nëpërmjet kompanive jashtë vendit që nuk bëjnë të ditur emrin e blerësit. Dikush propozoi të shfrytëzohej mospagimi i taksave që ofrojnë bankat në Qipro, apo ishulli i vogël Xhersit, nën vartësinë britanike për të ngritur një kompani të paqënë.

“Dhe ky agjent doli vullnetar për të na prezantuar me financierë në Xhersi për të krijuar kompaninë fantazmë dhe për të gjetur një avokat qipriot për për ta përfunduar këtë punë.”

Shifrat e qeverisë tregojnë se  prorna me vlerë 191-miliardë dollarë në Britani janë në pronësi të kompanive jashtë vendit. Duke folur gjatë një udhëtim në Singapor të martën, kryeministri David Cameron tha se shumica janë biznese legjitime – por pranoi se ka probleme.

“Ne kemi nevojë për të ndaluar zyrtarët e korruptuar apo kriminelët e organizuar të përdorin kompani anonime për të investuar paratë e tyre të fituara në mënyrë të paligjshme.”

Analistët thonë se qeveria ka qenë në dijeni rreth zërave mbi pastrim parash për vite me rradhë.

Justin Urquhart Stewart, investues:
“Këto janë para të pista, që vijnë nga krimi, ndoshta nga terrorizmi, kështu që kjo çështje duhet të trajtohet tani.”

Sipas ligjit britanik, agjentët e pasurive të patundshme duhet të raportojnë çdo dyshim se të holla që përdoren për të blerë prona vijnë nëpërmjet mjeteve kriminale. Por shumë agjentë thonë se nuk duhet pritur prej tyre për të zbuluar mashtrimet e sofistikuara.

/VOA

Next Post

Konfirmohet vdekja e kreut të Al Kaedas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Këshilltari i PS: Transporti publik t’i kalojë shtetit, e patolerueshme që lanë njerëzit rrugëve

April 15, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

“Situata e sigurisë më e ndërlikuar, për shkak të aktiviteteve të Prishtinës, Tiranës e Zagrebit”

April 15, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Trajtimi gjatë seancave gjyqësore, Beqaj kundër “kafazit”! Zbulohet letra për Qeverinë, Kuvendin dhe…

April 15, 2026
Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

April 15, 2026
Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

April 15, 2026
Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

April 15, 2026
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

April 15, 2026
Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

April 15, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

April 15, 2026
VIDEO / Ndotën lumin Mat duke djegur kabllo e goma, procedohen 2 persona

VIDEO / Ndotën lumin Mat duke djegur kabllo e goma, procedohen 2 persona

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In