• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“London Bridge” dhe “Unicorn”, dy protokolle për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

by A R
09/09/2022 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“London Bridge is down”. Kjo ishte fraza e koduar e thënë nga Pallati Buckingham për të dhënë njoftimin e trishtë të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Nga ky moment nisi zbatimi i operacionit të quajtur “London Bridge”, një procedurë e përpiktë, e përpiluar fillimisht në vitin 1960 dhe përditësuar vit pas viti, që përfundon vetëm me funeralin shtetëror, pas 10 ditëve të zisë kombëtare.

Sekretarja private e sundimtares më jetëgjatë të Britanisë së Madhe do të përdorë një linjë të sigurtë telefonike për të njoftuar drejtuesit më të lartë të shtetit, me të parën kryeministren Liz Truss, dhe me pas ministrat, ndërsa Qendrës së Reagimit Global të Ministrisë së Jashtme i takoi detyra të informojë katërmbëdhjetë qeveritë që njohin Mbretëreshën si Kryetare të Shtetit dhe më pas të bëjnë të njëjtën gjë me 36 vendet e tjera të Commonwealth-it.

Menjëherë pas frazës së koduar alarmet janë fikur, televizionet dhe radiot ndryshuan rrjedhën e transmetimeve për të dhënë lajmin e trishtë, ndërsa të gjithë britanikët janë dërguar për në banesat e tyre në zi, Parlamenti ka ndërprerë punimet në një afat të pacaktuar.

Por, ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth II erdhi nga Skocia, zhvillim i cili është parashikuar nga Pallati Buckingham, që ka aktivizuar dhe një operacion tjetër të koduar “Unicorn”. Detajet e këtij plani u raportuan për herë të parë për publikun në vitin 2019.

Në ditën e parë të zbatimit të dy protokollëve, Këshilli i Aderimit do të mblidhet në Pallatin e St. James për shpalljen e Mbretit të ri, Charles III, emri i të cilit do të lexohet në publik nga një ballkon. Mbreti i ri do të ketë një audiencë me kryeministren, kabinetin, liderin e opozitës, kryepeshkopin e Canterbury dhe dekanin e Westminister. Në të njëjtën kohë, homazhe do të mbahen në Parlament.

Në ditën e dytë, arkivoli do të niset nga Balmoral për në pallatin Holyroodhouse. Do të ketë shpallje në Edinburg, Kardif dhe Belfast, ndërsa homazhe do të mbahen në Parlamentin skocez.
Në ditën e tretë do të mbahet një procesion ceremonial në katedralen e Shën Giles, ku marrin pjesë anëtarët e familjes mbretërore. Pasj këtij eventi, katedralja do të jetë e hapur për publikun për 24 orë. Mbreti Charles III do të udhëtojë për në Pallatin Westminister për të pranuar ngushëllime dhe më pas do të udhëtojë për në Edinburg. Do të takohet me kryeministren e Skocisë dhe pranojë ngushëllime në Parlamentin e këtij vendi.

Në ditën e katërt do të jetë zhvendosja e arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II nga Edinburgu për në Londër. Gjithashtu, edhe disa evente përkujtimore dhe homazhesh.

Në ditën e pestë do të bëhet një provë për procesionin e arkivolit të Mbretëreshës së ndjerë nga Pallati Buckingham në Sallën Westminster.

Në ditën e gjashtë dhe të shtatë, Mbreti Charles III do të udhëtojë për në Uells për të marrë pjesë në shërbesa fetare, marrë ngushëllime në Parlament dhe të takohet me kryeministrin e Uellsit.

Në ditën e tetë, Mbreti Charles III do të presë guvernatorët e përgjithshëm dhe kryeministrat nga vendet e Comonwealth-it.

Në ditën e 9 të zbatimit të planit “London Bridge”, Mbreti Charles III do të presë familjet e huaja mbretërore dhe të ftuarit e rëndësishëm nga jashtë Britanisë së Madhe, që do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Në ditën e fundit, atë të dhjetë, do të mbahet funeral shtetëror në Westminister Abbey. Do të ketë dy minuta heshtje në të gjithë vendin. Pas shërbimit njëorësh, një procesion i madh ceremonial do të shoqërojë arkivolin në Hyde Park, ku do të transferohet nga karroca e armëve në automjetin shtetëror dhe do të udhëtojë për në Windsor. Pas një procesioni nëpër Windsor, një shërbim do të mbahet në kishën St. George. Më pas, Mbretëresha do të përcillet për në banesën e fundit në Westminster Abbey, ku do të prehet përgjithmonë.

/a.r

Next Post
Karamuço: Shumë shpejt do të bëhen publikë emra policësh që merrnin para nga krimi

Karamuço: Shumë shpejt do të bëhen publikë emra policësh që merrnin para nga krimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In