• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Londër/ Basha: Vota e emigrantëve e listat e hapura. Kemi deputetë me 300 mbështetës brenda në Kuvend, të tjerë…!

by Java News
13/11/2023 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paraqiti propozimet e tij për votën e emigrantëve dhe listat e hapura me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.

Gjatë këtij prezantimi, Basha u ndal edhe në listat e hapura, ndërsa kërkoi që qytetarët të mund të zgjedhin direkt deputetin e tyre. Sipas tij, sot në Kuvend ka deputetë që arritën të sigurojnë vetëm 300 mbështetës, dhe mbetën jashtë kandidatë që siguruan rreth 9600 vota.

“Ça do me thënë listat e hapura? Shumë e thjesht, ai që merr më shumë vota, ai futet në parlament. Ai që ka mbështetjen apo ajo që ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve, do të jetë përfaqësues i qytetarëve. Dhe do të marrin fund paradokset ku sot në Kuvend kemi deputet që kanë mbledhur 300 vota dhe jashtë Kuvendit kemi deputet me 9600 vota që s’u bënë deputetë. Listat e hapura të cilat u premtuan, por nuk u realizuan kurrë, i japin fund këtij paradoksi. Ka deputetë jo vetëm të PS, të cilat e kanë më të kollajtë me listat e mbyllura. E kanë më kollaj me shefin sesa me njerëzit. Pse? Sepse e dinë që kjo e dyta është shumë më e mundimshme”, tha Basha.

Ndërsa bëri të ditur, se të premten e 10 Nëntorit, është depozituar propozimi për votën e diasporës i cili mundëson që emigrantët jo vetëm të votojnë por të ketë të njëjtën peshë të votës si shqiptarët, Basha u shpreh e kërkon që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, pavarësisht se nga hidhet ajo.

“Arsyeja pse ne shohim një ngecje të procesit, që do të çonte në materializimin e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, është së prej kohësh kjo qeveri ka vënë në punë mekanizma manipulimi të vullnetit popullor, mekanizma të cilat nuk pinë ujë kur bëhet fjalë për të influencuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Ju e keni parasysh se për çfarë e kam fjalën. E kam fjalën që nga 50 mijë lekëshi ku blihet vota në Shqipëri, e deri tek elementet e tjera të patronazhimit me kërcënimin e bukës së gojës, apo me vendin e punës, mekanizma pra që janë përdorur dhe përdoren gjerësisht, siç citojnë edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare që vazhdojnë zgjedhjet shqiptare… Dhe për këtë arsye duan ta ngushtojnë, duan të kenë dy apo tre apo katër deputetë që përfaqësojnë diasporën. Kjo është e padrejtë.

Ne duam që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, s’ka rëndësi nëse hidhet në Vlorë, apo në Kukës, apo në Tiranë, apo në Durrës, apo në Londër, apo në Manchester, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo në Itali, apo në Greqi, vota duhet të jetë e barabartë. Barazia e votës është një nga parimet themelore mbi të cilën ngrihet demokracia përfaqësuese bashkëkohore. Ndaj dhe një nga propozimet kryesore që janë çuar në parlament ditën e premte, ka të bëjë me barazinë e votës.” – u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha./m.j

Next Post
EMRI/ Kërcet arma në Tiranë, dy persona plagosin një 46-vjeçar. Policia, pika kontrolli për kapjen e autorëve

EMRAT/ Operacioni: Sekuestrohen mbi 7 kg drogë, arrestohet dy vëllezërit në Tiranë, si u zbuluan nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

June 6, 2026
Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

June 6, 2026
“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

June 6, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

June 6, 2026
Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

June 6, 2026
Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

June 6, 2026
Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

June 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Gen. Z\ “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

June 6, 2026
Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

June 6, 2026
Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In