LOMBARDI/Italia radikalizon masat e anti-Covid, mbyll baret dhe restorantet

Lombardia, rajoni italian më i prekur nga vala e dytë e COVID-19, mbyll që nga sot të gjitha baret dhe restorantet duke nisur nga mesnata dhe pezullon të gjitha aktivitetet sportive amatore. Përveç kësaj, duke nisur nga ora 18:00, baret do të mund t’u shërbejnë vetëm klientëve të ulur në një tryezë, sipas urdhëresës rajonale të miratuar dje, por që hyn sot në fuqi deri më 6 nëntor.

Një masë tjetër, shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 18:00, ashtu si edhe konsumimi i ushqimit dhe pijeve në rrugët publike. Sidoqoftë, shpërndarja e ushqimit në shtëpi mbetet e autorizuar. Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga forcat e sigurisë.

“Kontrollet do të jenë të shumta”, theksoi prefekti i Milanos, Renato Saccone. Gadishulli kaloi dje pragun simbolik prej 10 000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë duke konfirmuar një rritje të konsiderueshme të kontaminimeve në vend, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga qeveria.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.