• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lokalet e natës në Durrës, shoqërohen 19 balerina dhe 1 shtetas me armë

by Java News
24/10/2015 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës gjatë natës së kaluar ka ndërmarrë një aksion në lokalet e natës, me qëllim kontrollin e volumit të muzikës në orët e vona dhe të sendeve të jashtëligjshme që posedojnë frekuentuesit e tyre. Gjatë operacionit janë shoqëruar 38 shtetas, teksa janë prangosur 2 te tjere.

Siç mësohet nga burime policore, kontroll është ushtruar në 7 lokale të qytetit të Durrësit dhe të Shijakut, të evidentuara si më problematiket. Si rezultat, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë ne Durrës 22 shtetas, 15 prej te cileve janë balerina. Ndërsa në ambientet e Komisariatit të Policisë ne Shijak janë shoqëruar 16 shtetas, ku 4 prej tyre janë balerina.

Gjithashtu, ndaj dy shtetasve filloi procedimi penal për vepra penale të ndryshme. Konkretisht janë arrestuar Gëzim Aleksi, i moshës 39-vjeçare, në fshatin Xhafzotaj, Shijak. Ketij shtetasi, frekuentues në një nga lokalet ku u ushtrua kontrolli i lartpërmendur, iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e prodhimit jugosllav, kalibër 7.62 mm dhe një krëhër të vendosur në pistoletë me 7 fishekë kalibër 7.62 mm.

Shtetasi Gëzim Aleksi në vitin 1998 është dënuar me 25 vite burg për veprat penale “Rrëmbim personi”, “Vjedhje me dhunë”dhe “Krime kundër jetës” dhe është liruar në fillim të vitit 2015. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu, u arrestua dhe Shpëtim Meta, 19-vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 0.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime  të  mëtejshme për veprën penale“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim arrestimin e kontigjenteve kriminalë dhe parandalimin e prishjes së rendit dhe të qetësisë publike.

Next Post

Crawford replikë Ramës: Në SHBA nuk burgosesh nëse nuk e merr kuponin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In