Partia Demokratike e Alibeajt tashmë ka gati një pjesë të emrave me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit.
Pas Agron Kapllanajt, që ka zyrtarizuar vetë kandidaturën për Mallakastrën, Report Tv mëson disa emra të tjerë që do të garojnë nën siglën e PD së Alibeajt për bashkitë.
Raportohet se janë zyrtarizuar kandidatët për Kuçovën, ku do të garohet me Ilir Koxhaj, me profesion bankier. Në Dibër, Alibeaj do të kandidojë me ish-kreun e Degës së PD atje Naim Gazidede i cili është edhe vëllai i ish-kreut të SHIK, Bashkim Gazidede.
Ndërsa në bashkinë e Lezhës me Sandër Markun.
Ndërkohë sipas burimeve, për bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës e Elbasan, ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat. Për të gjitha bashkitë, pritet që Alibeaj dhe grupi i tij të vendosin javën e ardhshme.
/a.r