• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Lokale, prona dhe vila’/ Biznesmenit në Tiranë për 10 mijë euro i marrin 800 mijë euro dhe i mbajnë peng djalin për borxhin

by Java News
16/07/2022 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një shfaqje televizive në nëntor në televizionin informativ ‘ABC News’, gazetari veteran i kronikës së zezë, Artan Hoxha dha alarmin se grupet kriminale po bënin kërdinë, duke i përfshirë viktimat e tyre në skemat e dhënies së parasë me fajde në përqindje astronomike.

“Fëmija i një biznesmeni ka marrë 10 mijë euro dhe atij i kanë marrë 800 mijë euro dhe fëmijën nuk e di ku e ka,” tha Hoxha, ndërsa nënvizoi se sipërmarrësit po i marrin lokale, prona dhe vila.

Hoxha shpjegoi së në këtë skemë është përfshirë një grup i strukturuar kriminal, anëtarët e së cilit kanë qënë aktivë në Tiranë që prej viti 1997.

“Janë njerëz të skeduar nga policia,” tha ai, ndërsa shtoi se “ata korruptojnë brenda policisë dhe prandaj situata është e tillë”.

Edhe pse aktivitetet financiare të palicensuara ndalohen nga Kodi Penal, të dhënat, dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga BIRN tregojnë se fenomeni i parave me fajde është i gjithëpërhapur në Shqipëri.

Përveç krimit të organizuar, në këtë biznes të paligjshëm që shpesh mbështetet nga një rrjet i besuar noterësh ‘VIP’, sipas ekspertëve janë të përfshirë edhe politikanë të korruptuar.

“Në çdo qytet të Shqipërisë mund të gjesh dy-tre [fajdexhi] si në mesjetë, të cilët të ofrojnë në çast, ndoshta edhe pa asnjë letër, shuma të mëdha dhe besimin e bazojnë te gryka e revolverit,” shpjegon Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

“Kategoria tjetër e dukshme janë një numër politikanësh, të cilët kanë hyrë në politikë falë parave që kanë mbledhur nga postet e mëparshme apo në përfshirje kriminale,” shtoi ai.

g.kosovari

Next Post
Detaje të reja/ Dëshmia para SPAK e Lefter Kokës, mohon kompanitë: I përkisnin tim vëllai që ka ndërruar jetë

Në burg për inceneratorët/ Lefter Koka bën lëvizjen urgjente, zbardhen detajet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com