• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lojtarët e Tiranës dy vite pa sigurime, Refik Halili: E gjeta klubin me borxhe!

by S T
01/08/2024 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq ‘Klubin e Futbollit Tirana’ dhe administratorin e tij, Refik Halilin, me akuzat se nuk kanë deklaruar listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 26 lojtarë në sezonin 2015-2016. Refik Halili është marrë në pyetje më datë 24 maj të këtij viti në lidhje me marrjen e të dhënave për zhvillimet që po hetoheshin.

Administratori është pyetur në lidhje me shumën 22 milionë lekë që nuk janë deklaruar në organin tatimor, në atë periudhë kohore. Ai është përgjigjur se “Klubi i Tiranës është privatizuar në shtator 2011, duke e kthyer në shoqëri aksionere me kapital 100% dhe ka vazhduar të jetë e tillë deri në Maj 2015”. Halili deklaron se ka qenë administrator i klubit që në Maj 2015 me 66% të aksioneve dhe në momentin e privatëzimit, në këtë muaj sipas tij nuk bënin dorëzimin e dokumenteve, kryesisht financiare. Sipas Halilit, sapo ai i ka marrë dokumentet ka mësuar se në zyrën e tatimeve nuk është paguar asnjë taksë.

Taksat së bashku me energjinë elektrike, ujësjellësi, pagat e futbollistëve apo gjyqet e humbura, thotë ai, arrinin një vlerë prej 4.2 milion euro dhe se disponon vendimet e gjykatës si dhe shkresat e përmbaruesve të cilën kur është emëruar administrator në vitin 2015 kanë qenë të bllokuara. Ndërsa, për fshehjen e të ardhurave të tatim fitimit 22 milionë lekë në periudhën 2013-2016 ai ka deklaruar se kubin e futbollit “e ka marrë në administrim në Maj 2015, dhe për vitet e mëparshme mbajnë përgjegjësi personat që kanë qenë më parë”.

Për akuzat se 26 futbollistë nuk janë deklaruar në organin tatimor, ku për periudhën 2014-2016 vlera totale rezulton 29 milionë lekë, Halili ka dëshmuar se “do të vendos në dispozicion në një moment të dytë të gjithë listëpagesat e futbollistëve dhe të punonjësve”, por thotë ai, në kohën që e ka patur klubin në administrim “sigurimet shoqërore të futbollistëve janë bërë të gjitha”.

Next Post
Onkologjiku/ SPAK nis hetimet, i kërkon GJKKO-së verifikimin e kushteve për masat ndaj 7 të akuzuarve

“Vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët”/ SPAK detaje nga "Plumbi i Artë 2": Grupi i goditur drejtohej nga vëllezërit Çopja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In