Gisele Bundchen do të jetë protagonistja e madhe e ceremonisë së hapjes së Lojërave të Rios. Sipas burimeve të para, pas provave të ngjarjes, ish-modelja braziliane do të sfilojë në mbrëmjet e “Vajza nga Ipanema”, një këngë-hit e Tom Jobim dhe Vinicius de Moraes.
Gjatë shfaqjes së saj, do të inskenohet një rrëmbim i improvizuar, ku Gisele do të jetë viktimë.
Në ndihmë të saj do të vijnë disa agjentë të policisë, që do të ndjekin grabitësin rreth stadiumit. Aventura e rreme, gjithsesi do të ketë një fund të lumtur, me kapjen e agresorit/shqip/a.k










