• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lojërat e Berishës, Dasho Alikaj krijon shoqatën paralele “Azem Hajdari”

by Java News
27/12/2016 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha do të përdorë dhe shfrytëzojë politikisht figurën e Azem Hajdarit, për të mobilizuar radhët, me sa duket në kuadër të kërcënimeve se do të kthejë ’97 nëse opozita shqiptare do të humbasë zgjedhjet e parlamentare të 18 qershorit, siç edhe ka gjasa të ndodhë.

Ndonëse sa ishte gjallë Azem Hajdari, e shpalli armik, e përjashtoi, e quajti sigurims dhe vegël të Ramiz Alisë, Sali Berisha ka vënë në lëvizje ish-kryekomunarin e famshëm të Lazaratit, Dasho Alikon, për të krijuar një shoqatë paralele me emrin “Azem Hajdari”.

Siç duket edhe në foto, takimi është zhvilluar disa ditë më parë, ku protagonist ka qenë Dasho Aliko dhe një rreth personazhesh, të cilët i përkasin linjës së ashpër të Partisë Demokratike.

Kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”, Marjan Gryka, pretendon se në fokus të takimit ishte krijimi i një shoqate paralele me emrin e “Azem Hajdarit”, me urdhër të Berishës. Sipas tij, Sali Berisha po krijon një shoqatë tjetër me baronë droge, duke fyer rëndë figurën e Azem Hajdarit.

“Pëllumb Guzi, baron i drogës në Shijak dhe Dasho Aliko baron i drogës në Lazarat, mblodhën njerëz të paguar për të organizuar një shoqatë tjetër me urdhër të Saliut dhe për të vendosur në krye të saj kokat e hashashit.

Në këtë mbledhje ishte edhe tregtari i ri i hashash, djali Azemit. Me urdhër të Saliut është lënë që kongresi mbahet në mars dhe është komanduar kryetar baroni i drogës në Shijak”, ka pohuar Marjan Gryka, i cili prej vitesh ka artikuluar akuza të rënda në adresë të ish-kryeministrit, Sali Berisha, ish-ministrave Genc Pollo, Arben Imami etj. Gryka ka akuzuar Berishën si përgjegjësin kryesor për eliminimin fizik të Azem Hajdarit dhe pengimin e drejtësisë për të zbardhur ngjarjen.

Lëvizja
Krijimi i një shoqate paralele me emrin e “Azem Hajdarit” vjen në një kohë kur përfaqësues të Partisë Demokratike kanë kërcënuar se do të destabilizojnë Shqipërinë nëse humbasin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kërcënimi ka ardhur nga ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili ka pasuar kërcënimin e Sali Berishës, i cili tha se kishte në plan të vriste Edi Ramën në 21 Janar, nëse Rama nuk do të tërhiqej. “Guxoni dhe prekni votën dhe do të gjeni këtu, do t’ju duket lule ’97-a, ç’a ka për t’ju gjetur.

Po guxuat të prekni qoftë edhe një votë. Po ua them unë, të kërcënoj ty, qeverinë tënde bandite, po cenuat votën”, u shpreh Noka. Kërcënimi i Nokës është mbështetur edhe nga deputeti Edmond Spaho, i cili ka deklaruar dje se do të ketë trazira nëse PD humbet zgjedhjet. Po ashtu, disa ditë më parë, deputetja e PD, Arbiola Halimi, bëri thirrje për të tërhequr zvarrë deputetin socialist, Taulant Ballën, pasi ky i fundit mori në pyetje Berishën për aferën e privatizimit të OSSH.

Akuza
Dy muaj më parë, Marjan Gryka ka theksuar se Sali Berisha ka kërcënuar me jetë Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës, Shemsi Bardhi, me anë të një personazhi të quajtur Sokol Neziri, që të dorëzonte vulën, me qëllim që Shoqata të mbështesë Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 2017.

“Berisha kërkon me të gjitha mënyrat e tij, me oferta, me kërcënime dhe shantazhe që të ketë nën hyqmin e tij Shoqatën “Azem Hajdari”, para zgjedhjeve të 2017. Këtë radhë, Saliu na ka dërguar një njeri që quhet Sokol Neziri, me pseudonimin, Qorri.

Ky zotëri, në emër të Sali Berishës, i ka kërkuar me forcë vulën Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës “Azem Hajdari, Shemsi Bardhit, duke i thënë se Marshalli kërkon me çdo kusht Shoqatën para zgjedhjeve. I porosituri i Berishës e ka vënë Bardhin nën presion familjar si dhe e ka kërcënuar edhe individualisht”, ka pohuar Gryka.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Tatimet: Rritet numri i bizneseve debitore, 18 159 subjekte nuk paguajnë detyrimet tatimore

Tatimet, amnisti për 30 mijë biznese me gjoba deri në 10 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

July 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë

July 26, 2026
Olsi Dado refuzon takimet e Veliajt me të afërmit e miqtë edhe në burg

Prokurori pa Magjistraturë, Veliaj dhe ironia e një beteje ligjore

July 26, 2026
150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

July 26, 2026
Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

July 26, 2026
Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

July 26, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Një administratë me dhembshuri për qytetarin, mision i (pa)mundur?

July 26, 2026
Shqipëria, një tjetër hap drejt integrimit! Nga nëntori, vendi bëhet pjesë e sistemit të pagesave të shpejta

Shqipëria, një tjetër hap drejt integrimit! Nga nëntori, vendi bëhet pjesë e sistemit të pagesave të shpejta

July 26, 2026
Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

July 26, 2026
“Diçka nuk është në rregull”, shpërthejnë akuzat që dueli Joshua-Prenga ishte e kurdisur

“Diçka nuk është në rregull”, shpërthejnë akuzat që dueli Joshua-Prenga ishte e kurdisur

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In