• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

“Lojë luftash“ me Kavajën!

by Mero Baze
06/05/2017 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama po përpiqet të ruajë aleancën me diplomatët Perëndimorë në Tiranë për menaxhimin e krizës politike, duke u tërhequr nga zgjedhjet e së dielës në Kavajë.

Në daljen e tij publike, ai e argumentoi tërheqjen me ekzistencen e një skenari për destabilizim. Pak orë para kësaj, ai kishte njoftuar se forca të shumta policore po shkonin drejt Kavajës, ndërsa kryetari i KQZ i kërkoi Prokurorisë të autorizohej ndërhyrja e policisë, pasi data e zgjedhjeve konsiderohet heshtje zgjedhore. Orë pas ore po ndërtohej një skenar apokaliptik, që në fakt është një film i vjetër lufte që prodhon gjithnjë politika në Shqipëri, kur është në krizë.

Në të vërtetë, kjo është një nga situatat më jo serioze të politikës, ku për të fshehur dhe mbrojtur një kanal të hapur komunikimi për bisedimet e 18 qershorit, shpiket një rrezik, që në fakt nuk ekziston. Në Kavajë nuk kishte rrezik as për përplasje dhe as për destabilizim. Dhe nëse do të kishte ndonjë episod dhune, ai mund të izolohej.

Por Edi Rama po e përdor “lojën e luftës” në Kavajë, si një përpjekje për t’u viktimizuar në procesin e bisedimeve, dhe për t’i dhënë një shans më shumë bisedimeve deri të dielën në mbrëmje. Për herë të parë dje në mbrëmje ai ishte shumë familjar dhe mirëkuptues ndaj Bashës, duke vlerësuar bisedimet kokë më kokë me të, ku mes të tjerash, ai i ka ofruar dhe shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë më 18 qershor, me kusht që ai të përfshihej në proces.

Presidenti Bujar Nishani, i cili është dëshmitar i këtyre bisedimeve, e përshëndeti menjëherë shtyrjen, duke bërë thirrje t’i jepet shans bisedimeve, ndërsa diplomatët Perëndimorë që e çuan dje në zyrën e Nishanit, janë më të motivuar të shpresojnë sërish në një zgjidhje.

E gjithë kjo është në rregull, përveç arsyes që Edi Rama tha publikisht. Ajo nuk qëndron dhe është e dëmshme kur një Kryeministër përdor skenarë të shpikur dhune për interesa politike si kryetar partie. Në Kavajë nuk do të kishte luftë dhe as destabilizim. Dhe ky ishte dhe skenari më i keq për opozitën. Ata ishin te frikësuar se nuk do të ndodhte asgjë. Dhe duket se kjo është dhe një arsye më shumë per Edi Ramen, për t’i kursyer, me shpresë se do të heqin dorë nga bojkoti.

Zgjedhjet e reja në Kavajë do të bëhen me gjasë më 18 qershor, bashkë me zgjedhjet parlamentare, por ka shumë pak gjasa që Lulzim Basha dhe Bujar Nishani ta përdorin këtë lëvizje taktike për të bindur Berishën të shkojnë në zgjedhje.

Edhe pas kësaj, Edi Rama nuk do do të ketë shans ta çojë opozitën në zgjedhje, por do të sigurojë një mbështetje më shumë për të shkuar në zgjedhje pa PD-në.

Përdorimi i pa mëshirë nga Edi Rama, i arsyetimeve të tilla boshe si “skenarë destabilizimi” apo “forca regresive”, është e dëmshme për një vend që pret të hyjë në zgjedhje, pasi krijon idenë se këto skenarë ekzistojnë vërtetë. Nëse ato ekzistojnë, zgjedhjet mund të mos bëhen, por “autorët e skenarit” duhet të arrestohen. Por problem është se ata janë të shpikur. Ky është një realitet i sajuar politikisht, për të justifikuar atë që nuk thuhet. Dhe ajo që nuk thuhet është sajimi i një “loje luftash” në Kavajë, për të vendosur paqe në Presidencë. /Tema

Next Post
Hetimet/ Trupi i pajetë në bregun e Zvërnecit, ja pistat e policisë

Gjendet një kufomë në det, policia e Vlorës nis hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com