• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Loja vrasëse ‘Balena Blu’ rrezikon jetën e fëmijëve shqiptarë, 12-vjeçarja nga Gjirokastra 10 ditë pa ngrënë

by Java News
13/06/2017 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

GJIROKASTER-Loja vrasëse ‘Balena Blu’ po gjen shtrirje të gjerë gjeografike edhe në Shqipëri. E ndërsa mendohet se më të rrezikuar janë fëmijët e zonave urbane, në Gjirokastër ka ndodhur krejt e kundërta. Një 12 vjecare, banore në një prej zonave rurale të qytetit ka rënë pre e kësaj loje. Kanë qenë shokët e klasës ata që kanë vënë re të parët ndryshimet e saj në sjellje dhe humor, ndërsa fati deshi që pikërisht ditën e fundit të shkollës të identifikonin tek ajo edhe shenjat e vetëplagosjes. Burime nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër pohojnë se e mitura rrjedh nga një familje me prindër me probleme psikologjike dhe kjo është një ndër arsyet e mospikasjes së ndryshimit të saj në sjellje. Por rreziku i rënies në kthetrat e kësaj loje është i pranishëm në çdo familje dhe grupmoshë pavarësisht gjendjes së tyre sociale dhe ekonomike.

Në Gjirokastër rasti i parë është shënuar para dy ditësh. Rasti i kapur nga shërbimi psiko-social ka ndodhur në shkollën “Koto Hoxhi” ku një vajzë në klasën e shtatë që vjen nga zonat rurale ka marrë një urdhër nga kuratori për të njoftuar shokët e klasës që të shkarkojnë lojën “balena blu”. Më pas ata e kanë referuar tek mësuesja kujdestare. Vajza ka deklaruar se nuk ka përdorur telefonin e saj, pasi nuk ka telefon, por një vajzë së cilës i di vetëm emrin i ka ofruar telefonin e vet nga ku merrte instruksione nga kuratori në pushimin e gjatë. Fëmija kishte arritur deri aty sa lëndonte veten, ndërsa kishte 10 ditë pa ngrënë e pa pirë. Ajo kish arritur në nivelin 33 të lojës nga 50 nivele që ka në total.

Menjëherë pas identifikimit të rastit në Gjirokastër, Drejtoria Arsimore dhe psikologët kanë marrë masa për trajtimin e fëmijës. Hapi i parë ka qenë denoncimi në polici pranë zyrës së krimit kibernetik dhe shkëputja e fëmijës nga të gjitha mjetet e kontaktit me internetin.

Loja online e quajtur “Balena Blu” që sipas të dhënave nga mediat ndërkombëtare, mund të ketë vrarë mbi 140 fëmijë dhe adoleshentë vetëm në Rusi, mesa duket përbën rrezik potencial edhe për fëmijët shqiptarë, pasi ka mbërritur prej kohësh në rrjetet sociale të adoleshentëve më së shumti në Messengerin e Facebook-ut. Për këtë janë sërish fëmijët që sqarojnë sesi kontaktohen nga drejtuesit e lojës.

Torturat e njëpasnjëshme nga kërkesat e një të panjohuri nisin përmes një presioni psikologjik dhe fëmijët krijojnë varësi nga një njeri i panjohur përtej kompjuterit. Fëmijëve iu kërkohen sfida të vështira dhe të dhimbshme, si p.sh të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot horror që të dërgon personi anonim dhe sfida të tjera të dhimbshme që i jepen fëmijës për 50 ditë, deri në sfidën e fundit: Të hidhen nga tarraca e një pallati të lartë për tu shpallur fitues i sfidës.

Personi që e krijoi këtë lojë, një 21- vjeçar rus, pak kohë më parë deklaroi se objektivi ishin pikërisht fëmijët, të cilët i quajti “mbetje biologjike” dhe pretendoi se po “pastronte shoqërinë”. Philip Budeikin ndodhet aktualisht në burg pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes të paktën 16 vajza të reja në Rusi./a.ç

 

 

 

Next Post
Ja cilat janë ushqimet që e mbrojnë shikimin

Ja cilat janë ushqimet që e mbrojnë shikimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

August 21, 2026
Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

August 21, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com