• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Loja me kufijtë dhe ballkanizimi i mëtejshëm i Ballkanit do të thotë gjakderdhje

by Java News
10/08/2018 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carl Bildt

Kur është fjala për të ardhmen e Ballkanit, diskutimi rrëshqet drejt propozimit për ndarje të reja në rajon, çka është në të vërtetë “receta” për paqëndrueshmëri gjeopolitike. Në mënyrë diskrete, liderët politikë serbë dhe shqiptarë kanë eksploruar së fundmi mundësinë e zgjidhjes së divergjencave mes tyre nëpërmjet shkëmbimit të territoreve. Kjo ide ka qarkulluar në Beograd për disa vite me radhë, por kohët e fundit duket se po tërheq vëmendje edhe në qarqet drejtuese shqiptare.

Ideja sigurisht nuk është e re, por ajo ishte e rrezikshme në të shkuarën dhe e tillë mbetet edhe sot. “I forti” i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, dhe lideri kroat, Franjo Tuxhman, bënë konspiracion në fillim të viteve ’90 për ta ndarë Bosnjën mes tyre. Por ndërhyrja ndërkombëtare ua bllokoi planet.

Deri tani, politika e BE-së dhe e SHBA-ve ka qenë e qartë: Kufijtë e dikurshëm të Jugosllavisë duhet të mbeten siç kanë qenë dhe zgjidhjet duhen kërkuar brenda tyre. Të ballkanizosh më tej Ballkanin, do të thotë ta hapësh rajonin ndaj konflikteve dhe gjakderdhjes.

Çështja e Kosovës mbetet një nga më të vështirat në rajon. Ajo nuk u zgjidh nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 dhe as nga njohja e Kosovës si shtet i pavarur në vitin 2008 nga një numër i madh vendesh. Përsa kohë nuk ka normalizimin të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, kjo çështje do të kufizojë potencialet e të dy vendeve dhe stabilitetin në rajon.

Kjo është arsyeja pse ideja e ndarjes së re të territoreve ka dalë sërish në sipërfaqe. Mund të jenë disa versionet e kësaj skeme. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët, dhe të fitojë njohjen diplomatike, madje me gjasa edhe disa zona të banuara kryesisht nga shqiptarët në jug të Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i ka menduar këto opsione dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, duket se ka qenë i hapur për to gjithashtu, siç më është thënë në një bisedë.

Kohët e fundit, idesë së shkëmbimit të territoreve i ka bërë opozitë të fortë Kisha Ortodokse Serbe dhe lidershipi i saj në Kosovë. Ata thonë se një ndarje e kësaj natyre do të ishte tradhti ndaj serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër, në Kosovë , dhe me gjasë do të çojnë në një spastrim etnik të plotë të zonës, çka përbën kërcënim edhe për monumentet historike ortodokse në zone. Pjesa tjetër e serbëve të Kosovës, shumica jetojnë në jug të Ibrit.

Këto frikëra janë padyshim të bazuara diku. Një shkëmbim territoresh do të ndiqej nga një shkëmbim i popullatës për të krijuar territore etnikisht homogjene. Ndërsa disa pretendojnë se kjo mund të shtrojë rrugën për më shumë stabilitet, bashkimi më i madh, ai mes Shqipërisë dhe Kosovës, pak gjasa ka.

Përveç detajeve kontroverse në vendet e përfshira direkt në këtë debat (dhe faktit se do të ishte e vështirë të vihej në zbatim), kjo ide do të rrezikonte hapjen e kutisë së Pandorës, duke e përballur rajonin me sfida të reja. Ajo mund të rihapë debatin mbi të ardhmen e Bosnjës. Liderët serbë të Bosnjës, që ndjekin linjën e ashpër, do ta mirëprisnin këtë rast.

Më tej është rasti akoma më i vështirë dhe më i rrezikshëm: ai i Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë thelbësore e popullsisë. Nëse trojet shqiptare të rajonit më të gjerë nisin të bashkohen përmes procesit të shkëmbimit të territoreve, me siguri do të ketë nga ata që do të pyesin pse kjo të mos aplikohet edhe në Maqedoni. Kjo do të ishte si të luash me zjarrin.

Në Bruksel dhe Uashington ka nga ata që mund të thoshin se nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet që ne ta kundërshtojmë këtë? Sidomos nëse kjo përfshin vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike. Por kjo do të ishte një sjellje e rrezikshme. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet përqendruar te nxitja e stabilitetit, t’i rrotullosh nga ana tjetër këto çështje do të rikthente trazirat e dekadave të shkuara.

Një kompromis duhet padyshim të gjendet mes Beogradit dhe Prishtinës, për të çuar më tej ambiciet e të dy vendeve për integrimin në BE dhe NATO. Kjo mund të përfshijë një shkallë më të lartë decentralizimi për serbët e Kosovës dhe mund të çojë në pranimin e Kosovës në OKB.

Kanë kaluar më shumë se pesë vjet qëkur BE-ja ndërmjetësoi një marrëveshje, duke treguar një rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve, por që atëherë përpjekjet diplomatike të BE-së dhe SHBA-ve janë zbehur. Si pasojë, prirja për ndarje është rikthyer në rajon, i cili tashmë është ballkanizuar së tepërmi.

Kjo është e rrezikshme dhe të dy, si Uashingtoni, edhe Brukseli, duhet të hapin sytë para rreziqeve. Integrimi gradual për Serbinë të dy vendet në BE dhe NATO, gjithçka në bazë të kufijve ekzistues, është e vetmja mënyrë për të pasur stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Loja me kufijtë dhe ndarja në Ballkan ka qenë e rrezikshme që në fillim të viteve ’90 dhe mbetet e tillë edhe sot.

a.ç

Next Post
‘Ke të fala’, çfarë i tha vrasësi Fatbardh Licit para se ta qëllonte me 15 plumba

'Ke të fala', çfarë i tha vrasësi Fatbardh Licit para se ta qëllonte me 15 plumba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Plagosi Vladimir Bruçin pas sherrit për parkimin në Shkodër, ja kush është autori i dyshuar, Pjerin Bitani!

Zbardhet plagosja e djeshme në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

September 26, 2026
“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

September 26, 2026
Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

September 26, 2026
“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe 3 shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

Ra në rrymën elektrike teksa punonte në varkë, shtetasi i huaj dërgohet me urgjencë në spitalin e Durrësit!

September 26, 2026
Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor

“I bënë llogaritë gabim”- Presidenti iranian Pezeshkian: Irani qëndron i vendosur kundër SHBA dhe Izraelit!

September 26, 2026
“Non Grata” nga SHBA, Berisha s’ka ftesë për ceremoninë e prezantimit të Eric Wendt si ambasador! Kreu i PD: S’më ftuan as në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

“Non Grata” nga SHBA, Berisha s’ka ftesë për ceremoninë e prezantimit të Eric Wendt si ambasador! Kreu i PD: S’më ftuan as në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 26, 2026
EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë (VIDEO)

EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë (VIDEO)

September 26, 2026
Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan!

Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com