• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Loja me dy ‘porta’ e Gaz Bardhit: Nga ‘prehri’ i Berishës shpërndan raportin e Blinken për korrupsionin ku i përmendet emri shefit…!!

by Java News
23/04/2024 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazment Bardhi është figura politike më inkoherente në radhët e “Rithemelimit”.

Paradite i duhet të mbështesë SPAK-un, pasdite të jetë në korin e atyre që e sulmojnë atë.

Në drekë i duhet të mbështesë drejtësinë, në darkë të jetë në radhët e atyre që e sulmojnë atë.

I duhet të jetë edhe me ndërkombëtarët në dukje, edhe me Berishën në prapaskenë.

I duhet të jetë edhe me Perëndimin, edhe me të dizenjuarit “Non grata” prej tij.

Në një kohë kaq të shkurtër në politikë, atij i duhet të ngërthejë në vete inkoherenca të mëdha.

Kjo vjen si rezultat i mungesës së mbajtjes së qëndrimeve politike.

Duke qenë se përherë ka qenë nën hijen e të tjerëve, ai nuk ka mundësi të mbajë një qëndrimin e tij.

Së fundmi, duket se e ka “tradhëtuar” sërish shefin e tij, Sali Berisha, duke shpërndarë në platformën X, një postim të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pikërisht që flet për të drejtat e njeriut në botë.

Mirëpo, me këtë postim, Bardhi duket se ka bërë një herezi në radhët e militantëve të Berishës, për arsye se ai ka shpërndarë pikërisht njeriun që ka shpallur “Non grata” Sali Berishën, me të cilin, siç Berisha ka deklaruar, është edhe në një proces penal për këtë çështje.

Duket se Gazment Bardhi e humbi betejën se kush bëhet me qesharak në media, pasi u shfaq Ilir Meta dhe ai nuk ka lënë vend për të tjerët në këtë drejtim, kështu që Bardhi ka zgjedhur të shfaqet si proamerikan poshtë Ballkonit të Berishës, duke i kujtuar të mbyturve poshtë katit të 8-të litarin e lënë varur nga Antony Blinken.

Një gjë të tillë e bën duke dashur të sulmojë korrupsionin e Edi Ramës me “dorën” e atij që e ka shpallur pikërisht Sali Berishën, padronin e ri të Gaz Bardhit, si “Non grata”, edhe për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë./Alfparess

Next Post
“Rithemelimi” në Partinë e Lirisë/ Ish nënkryetari: Ja pse dhashë dorëheqjen! ‘Përplasjet’ me Metën dhe…!

"Rithemelimi" në Partinë e Lirisë/ Ish nënkryetari: Ja pse dhashë dorëheqjen! 'Përplasjet’ me Metën dhe...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In