• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Loja idiote e serbëve, me “mbështetjen” për Ramën

by Spartak Ngjela
20/04/2021 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Vuçiç paska thënë: Partia Demokratike është për Shqipërinë etnike.

Domethënë logjika na thotë se Vuçiç po thotë hapur: patriotizmi shqiptar duhet të votojë për Partinë Demokratike.

Atëherë, logjika është shumë e thjeshtë:

Vuçiç me budallallëkun e tij na tha indirekt që Beogradi është me Bashën dhe me krerët e Partisë Demokratike.

Kurse, një variant tjetër logjik është që, Vuçiç mendon se shqiptarët janë budallenj dhe do ta besojnë që Basha është për Shqipërinë etnike, edhe pse kjo është pohuar nga një kundërshtar i përgjakshëm i shqiptarëve…

A ju kam thënë se Vuçiç është një copë budalla?

Ja ku doli. Po si?

Vuçiç po iu bën shqiptarëve këtë kërkesë: votoni për Bashën dhe PD-në, se ata janë për Shqipërinë etnike.

Po mirë: Vuçiç me Shqipërinë etnike është që, ju kërkon këtë gjë shqiptarëve?

Ai në pushtet ka ardhur me ekstremin më antishqiptar, dhe ky është fakt.

Atëherë? Humori do të fillojë në Shqipëri.

E trashë, shumë e trashë kjo lojë e presidentit të Serbisë.

Në fakt këta janë sërbo-mëdhenjtë: këta historikisht kanë qenë dhe janë terroristë, por të trashë.

Ore, e ka thënë këtë përkrahje të hapur për Bashën ky, apo ia kanë futur intrigë kundërshtarët?!

Kjo duhet parë: por, neve media na i ka përcjellë.

Ndërkohë, na duhet të kemi parasysh që serbëve iu janë zënë sytë nga frika e presidentit amerikan Joe Biden, i cili është hapur në mbrojtje të Kosovës dhe për çështjen e Kosovës, prandaj ndoshta Vuçiç e ka bërë këtë kalamallëk nga emocioni patologjik, sepse, siç duket, po presin që të ndihmojnë antiamerikanët të vijnë në pushtet në Shqipëri në 25 prill.

Po si ka mundësi? Pse, ky Vuçiç, Bashën dhe kryesinë e Partisë Demokratike po e prezumon si antiamerikane? Se kështu po na del logjika.

Por, megjithatë, duhet të kujtohemi se, kur frika të zë sytë, gjithmonë del në pah fëminia e radhës e të tremburit.

Dhe ja ku doli…

Por, humor më të fortë për t’u tallur me presidentin e Serbisë nuk ka.

Po Basha, a do t’i përgjigjet? Besoj se po, se Basha nuk ka ndonjë inteligjencë të madhe politike, por është më i zgjuar se Vuçiç.

Kështu që, edhe mund të distancohet me elegancë të një stili retorik.

Gjithësesi, kjo është një e drejtë e Bashës, por, kështu siç erdhi kjo çështje, humori do të shpërthejë si tallje e shqipëtarëve me Vuçiçin. Keni për t’a parë..

Pse ore serb, me vuajtjet e mëdha që ke prej kësaj kohe, vajte e na dhe neve shqiptarëve një mundësi kaq të madhe për të qeshur e për t’u tallur me ty?

Pse ore mjeran, budallenj i di shqiptarët ti?!! Vazhdo gënjeji serbët që do ta marrësh Kosovën nesër, se ke vite që po i gënjen, por mos shko me mendimin se me një infantilizëm të tillë do gënjesh dot shqiptarët.

Gjithsesi: çështja shqiptare është në një lartësi kaq të madhe historike, saqë mjerimi serb nuk e mposht dot.

Por edhe diçka: do vijoni të shihni edhe më tej nivel infantil të politikës serbe, në lidhje me çështjen shqiptare…

Next Post
“Kthesa drejt fitores”, me gjak dhe kërkim arkivolesh

“Kthesa drejt fitores”, me gjak dhe kërkim arkivolesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
“Personat vulnerabël duhet të jenë prioritet”/ Në Kosovë, kërkohet me ngulm rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In