• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Loja” e Policisë në përpjekjen për kontraktimin e kompanisë celulare One

by A R
22/07/2021 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka vendosur që të kalojë shërbimin e telefonisë për të gjithë policinë nga kompania Vodafone tek kompania One.

Bëhet fjalë për rreth 12 mijë abonime të policëve të cilët tani do të duhet të kalojnë nga Vodafone në One.

Që nga vitit 2007, Ministria e Brendshme ka patur një kontratë kolektive me kompaninë Vodafone e cila u siguronte të gjithë punonjësve të strukturave të minsitrisë, përfshi gjithë policët e shtetit, tarifa më të ulëta se sa po ta merrnin shërbimin individualisht.

Kontrata e fundit përfundoi një muaj më parë. Ministria ndërkohë ka vendosur të mos bëjë më kontratë kolektive, por t’ja lërë çdo institucioni në dorë nëse duan të bëjnë një kontratë kolektive.

Si rezultat, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH) ka vendosur të bëjë kontratë kolektive si institucion.

Një burim i Exit News në DPPSH informon se Policia e Shtetit ka vendosur të ndryshojë shërbimin nga operatori Vodafone në operatorin One, duke iu kërkuar rreth 12 mijë punonjësve të saj të ndryshojnë operatorin.

Exit News i ka kërkuar DPPSH-së ta konfirmojë këtë informacion por nuk ka marrë përgjigje.

Duke lënë mënjanë konsideratat tregtare të këtij veprimi, ky kontraktim risjell në vëmendje një shqetësim që lidhet me pronësinë e kompanisë One.

Sikurse Exit News ka raportuar dy vjet më parë pronari kryesor i One është bullgari Spas Roussev, i cili dyshohet për lidhje me mafian bullgare, rrjete të tjera kriminale dhe i dyshuar kryesor për manipulimin e një ankandi në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse këto dyshime nuk janë të provuara, kalimi i telefonisë dhe komunikimeve të Policisë së Shtetit, përfshi aksesin në bazat e të dhënave kriminale tek One, duhet të ngrejë shqetësime serioze.

Për më shumë se 14 vjet, Policia e Shtetit ka marrë një shërbim të sigurt, pa rrjedhje dhe probleme sigurie, por tashmë po zgjedh që të hyjë në një marrëdhënie të pasigurt, me një operator mbi të cilin ka hije dyshimi.

Mbi të gjitha, kontrata kolektive nuk është prokurim publik—telefonat e punonjësve të policisë nuk paguhen nga buxheti publik por nga vetë punonjësit e policisë. Për këtë arsye konsideratat e besueshmërisë dhe sigurisë së shërbimit duhet të jenë konsideratat kryesore të Policisë së sShtetit.

Të rrezikosh besueshmërinë dhe sigurinë e një shërbimi të tillë, mund t’u shërbejë interesave private dhe jo publike.

Marrë nga Exit.al

Next Post
“Nuk e duronte më të shoqin, ai e ndiqte kudo”/ Psikologia e Caroline dëshmon për 4 orë para Policisë të fshehtat e viktimës, pas vrasjes në klinikë i kishte shkuar dhe Babis

"Nuk e duronte më të shoqin, ai e ndiqte kudo"/ Psikologia e Caroline dëshmon për 4 orë para Policisë të fshehtat e viktimës, pas vrasjes në klinikë i kishte shkuar dhe Babis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In