• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Loja e pistë me inceneratorët

by Java News
21/10/2020 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi 

Debati së fundmi për inceneratorët dhe akuzat për shpërdorim me fondet për to, ishte shfaqja e fundit në funksion të fushatës elektorale. Goditjet nën brez janë bërë si normë në përballjet e politikës shqiptare, por jo çdo gjë që shpaloset me bujë është vërtet në funksion të qytetarit.

Në emër të trasparencës ndaj qytetarëve, u ngrit një furtunë mediatike nga ana e opozitës se po abuzohet me fondet që po jepen ndaj kompanive që merren me pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane.

Dhe pikërisht për inceneratorët në qytetet e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit. Normale që një akuzë e tillë tërheq menjëherë vëmendjen e opinionit publik. Akuza për shpërdorim me taksat godet dhe ca më tepër tani që kemi hyrë në fazën parazgjedhore. Por dëshira për të maksimalizuar votat me lajme gjysmë të vërteta lënë shije më të hidhur për atë që akuzon, kur zbulohet dhe pjesa tjetër e së vërtetës.

Dalja e dokumentit që vetë Lulzim Basha kishte firmosur gjatë kohës kur kishte qenë kryetar Bashkie i Tiranës, për miratimin e fizibilitetit të projektit koncesionar për trajtimin e mbetjeve të kryeqytetit, faktikisht e demontoi akuzën me bazë të deformuar që ishte hedhur në tregun mediatik.

Fakti që në vendimin e firmosur të Bashës më 20.08.2013, shifra e propozuar për punën e kryer nga koncesionari ishte në 37 euro/ton, ndërkohë që shifra që paguan aktualisht Bashkia e Tiranës është në 29 euro/ton, duhet ta mbyllte diskutimin dhe, madje, duhej që dikush nga PD-ja të kërkonte dhe falje për furtunën false që u ngrit.

Por kjo nuk ndodhi dhe debati rrëshqet drejt inceneratorëve në Elbasan dhe Fier. Debat për të vërteta të reja apo thjesht si insistim për të të mbajtur të gjallë një akuzë thjesht për efekt elektoral? Nëse i marrim me radhë, zemërohesh si qytetar kur mendon se të marrin për budalla me lojëra të pista e për interesa të mirëfillta politike.

Ngritja dhe funksionimi i inceneratorëve, pa dyshim, ka sjellë një ambient më të pastër e për një jetë më të shëndetshme qytetare. Banorët e Sharrës dhe të Kombinatit e kuptojnë vetë ndryshimin nga koha kur plehrat digjeshin në natyrë dhe përveç erës së keqe dhe tymit këto zona nuk të ofronin më shumë.

Vetë qyteti i Tiranës nuk e ka më atë smogun e përhershëm, të shkaktuar nga djegia e plehrave dhe çka është na afron me parametrat evropianë të funksionimit dhe përditshmërisë së shërbimeve të një qyteti. Dhe këto shërbime kushtojnë.

Duam apo nuk duam ne, parametrat për të funksionuar një qytet me shërbime, me ambient të shëndetshëm dhe funksional, kushtojnë së tepërmi në botën e qytetëruar. Duke marrë vetëm rastin e inceneratorëve, në një qytet evropian çmimi më i ulët për këtë shërbim është 69 euro/ton, ndërsa në Francë çmimi shkon në 156 euro/ton.

Vetëm nga këto shifra edhe projektit Basha që kish një çmim prej 37 euro/ton duhet t’i thoshim bravo, pasi do të ishte më i ulët se çmimi më i ulët në Evropë, që është 69 euro. Por nuk mund t’i thuhet bravo një akuze, kur çmimi aktual është më i ulët akoma, në 29 euro/ton.

Çfarë mund ta justifikojë këtë rrëshqitje dhe pse na merr kohë thjesht se ngatërrohesh me shifrat. Duke vijuar më tej. Inceneratori i Tiranës është shumë më i madh dhe tashmë përpunon jo vetëm mbetjet e qytetit, por dhe ato të rrethinave.

Një shteti apo bashkie të pasur në vendet evropiane do t’i kishte interesuar që impiantet dhe inceneratorin t’i ndërtojë vetë, duke e shndërruar në pronë dhe ku menaxhimin ta bënte vetë. Kështu dhe kostot do të ishin më të ulëta.

Por në rastin konkret vlera e inceneratorit të Tiranës është 120 milionë euro dhe në kushtet e pamundësisë financiare për ta ndërtuar vetë, paguhet shërbimi për përpunimin e mbetjeve te privati, duke caktuar një çmim për ton. Por dhe këtu, duke krahasuar shifrat, dalin të reja të tjera.

Për 20 vjet që është dhe kontrata me koncesionarin, vetëm nga çmimi aktual më i ulët sesa projekti që kishte Basha si kryebashkiak, përfitohen nga Bashkia Tiranë 76,6 milionë euro. Shumë që do të thotë më shumë rrugë, shërbime, shkolla dhe rivitalizime për zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ndërkohë, në rastet e inceneratorëve për qytetet e Elbasanit dhe të Fierit, për vetë kapacitetet më të vogla dhe të shifrave më të ulëta e më të përballueshme, skema mbi ta është e ndryshme. Për një periudhë prej 7 vitesh, investimi i kryer nga biznesi do të paguhet me pjesë, për ta shndërruar inceneratorin në pronë të bashkive përkatëse.

Rasti i Elbasanit është më i qartë, ku inceneratori ka nisur ndërtimin më një buxhet të përbashkët të biznesit dhe të shtetit. Kontrata është firmosur në 2015 dhe ndërtimi ka nisur në 2017, me një kapacitet përpunimi prej 140 tonë në ditë.

Deri në fund të dhjetorit 2021 do të kryhet pagesa në një total prej 25,9 milionë eurosh, që do të bëhet me pjesë për biznesin që ka qenë pjesë e ndërtimit dhe ky impiant kalon 100% si pronë e Bashkisë së Elbasanit.

Ndërkohë që nga prodhimi i energjisë elektrike që kryen ky impiant si proces i përpunimit të mbetjeve, shteti ka përfituar dhe shumën që ka ardhur nga produkti i energjisë. Çka e ul çmimin e pagesës më tej. Gjuha e shifrave flet ndonjëherë më shumë se dëshira për ta nxirë kundërshtarin.

Ndaj kur ato ballafaqohen edhe me akuzat, kthehen në boomerang, që dëmton jo vetëm foltoren e PD-së, por dhe këtë mënyrë të vjetruar të të bërit politikë. Format e zvetënuara të përbaltjes nuk u shkojnë koncepteve moderne të fushatave elektorale, ku programet dhe projektet shpalosin vlerat e një ekipi që dëshiron mandatin për të qeverisur.

Next Post
‘Ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha s’pret’/ Mesazhi i Bashës që në mëngjes, nxjerr videon e pronarit të lokalit

‘Ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha s'pret’/ Mesazhi i Bashës që në mëngjes, nxjerr videon e pronarit të lokalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In